Katari do të organizojë Garat Ndërkombëtare të Kur'anit për fëmijët

Publikuar në Nën. 8, 2017, 7:05 a.m.

Kanali Al Jazeera për fëmijë (JCC) do të organizojë për fëmijët një Garë  Ndërkombëtare të këndimit të Kur'anit  me titull "Tixhan Al-Nur".

Sipas faqes panet.co.il, fëmijët mund të dërgojnë video incizime të këndimit të tyre të Kur'anit deri në 10 Dhjetor 2017.

Qëllimi kryesor i Garave Ndërkombëtare të Kur’anit  është identifikimi i talenteve Kur'anore në mesin e fëmijëve në pjesë të ndryshme të botës.

Kanali  Al Jazeera gjithashtu ka për qëllim të inkurajojë fëmijët muslimanë për të lexuar dhe për të mësuar përmendësh ajetet kur’anore, për të mësuar gjuhën arabe dhe për t'u mësuar atyre vlerta Islame.

Edicioni i mëparshëm i ngjarjes Kur'anore u mbajt në muajin e shenjtë të Ramazanit me pjesëmarrjen e vajzave dhe djemve adoleshentë.



Burimi : IQNA