Studiuesit e Iranit dhe të Spanjës do të zhvillojnë takime të përbashkëta letrare

  • None
Publikuar në Prill 13, 2014, mesnatë

Irani dhe Spanja janë duke planifikuar për të zhvilluar takime të përbashkëta letrare mbi jetën dhe veprat e poetit persian Sa'adi dhe autorit të famshëm spanjoll Miguel de Servantes.


     Sipas raporteve, takimi i përbashkët do të organizohet nga Instituti i Qytetit të Librit të Teheranit, mbledhjet janë paraparë të mbahen në kryeqytetin e Iranit, në Teheran dhe në kryeqytetin e Spanjës, në  Madrid, kështu njoftoi zëvendës Drejtori i Institutit të Qytetit të Librit të Teheranit, Ali Asghar Muhammed Khani.


     Spanja dhe Irani kanë shumë të përbashkëta në fusha të ndryshme si në filozofi, kulturë, muzikë dhe letërsi, tha Ali Asghar Muhammed Khani, duke shtuar se seminaret do të ndriçojnë ngjashmëritë e dy kulturave.


     Pikëpamje të ngjashme janë të dukshme parë në veprat e poetit të madh klasik persian Sa'adi dhe shkrimtarit të njohur spanjoll, mjeshtrit letrar Miguel de Servantes gjithashtu, vuri në dukje ai.


     Ka shumë vepra të përkthyera në gjuhën perse të shkrimtarëve spanjollë, veçanërisht të shkruara nga Servantesi, por pak vepra letrare persiane janë të përkthyera në spanisht.


   Instituti i Qytetit të Librit ka në plan të zhvillojë një sërë takimesh të fokusuara në literaturën krahasuese, gjatë 10 viteve të ardhshme.


    Projekti i takimeve të organizuara bashkërisht nga Instituti ka filluar vitin e kaluar, kur Irani dhe Rusia zhvilluan takime rreth poetit dhe shkrimtarit rus Pushkin dhe poetit persian, Sa'adiut.


     Instituti i Qytetit të Librit i Teheranit dhe një organizator turk mbajtën programe të përbashkëta në Teheran dhe Ankara për të shqyrtuar jetën dhe veprat e Sa'adiut dhe poetit dhe mistikut turk Junus Emre.