Pakistani dhe Irani akorduan bashkëpunimin ushtarak
Shefi i shtabit kryesor të ushtrisë pakistaneze gjenerali Kamar Xhavid Bajva, ishte në vizitë zyrtare në Iran, me ç’rast ka biseduar për çështjet e ndryshme, duke përfshirë edhe sigurinë ndërkufitare.
Gjeneralin pakistanez të hënën në ceremoninë zyrtare në Teheran e ka pritur shefi i shtabit kryesor të ushtrisë iraniane, gjeneral kolonel Muhamed Hysen Bakëri.
Në takimin prapa dyerve të mbyllur dihet se temat që janë trajtuar ishin bashkëpunimi më i përafërt ushtarak dhe përpjekjet për sigurimin e sigurisë së kufijve në mes dy vende.
Zyrtarët më të lartë ushtarak iranian gjatë javëve të fundit kanë mbajt shumë takime me kolegët e jashtëm për të koordinuar përpjekjet në luftë kundër terrorizmit dhe vendosjes dhe forcimit të sigurisë rajonale.
Islamabadi ka premtuar se do të përdor të gjitha përpjekjet në dërgimin e formacioneve ushtarake në kufirin e përbashkët me Iranit, posaçërisht pas sulmeve të mëdha terroriste kundër kufitarëve iranian dhe forcave të sigurisë nga Pakistani.
Në njërin nga këto sulme në prill të këtij viti militantët e armatosur kanë vrarë dhjetë kufitar iranian të cilët kanë patrulluar bizë kufirit në rajonin iranian Mirjaveh në krahinën Sistan-Ballugjistan. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marr grupi terrorist Jaish al Adl.
Burimi : Logično