Si po e fiton Irani lojën e shahut të Kerkukut?

Publikuar në Nën. 5, 2017, 12:14 p.m.

Pas dy muajsh, emra të këtillë si Ikbalpur dhe Sulejmani e ndihmojë KYB-në që të rimarrë kontrollin e zonave që i kishte humbur.Personalitete të këtilla dhe investimet e gjata të Gardës së Revolucionet në grupimet e vogla në Irak janë pikërisht themelet e jetëgjatësisë së ndikueshëmrisë së Iranit në Irak. Kurdët e Irakut dhe shiitë e shohin Iranin se një ortak tek i cili duhet patur besim duke qënë se e mban fjalën e dhënë.

ÇEMÇEMAL, Irak — Presidenti aktul i Irakut, Hajdar El Ebadi i ka ndaluar kurdët që donin të ndaheshin dhe ka marrë nën autoritetin e qeverisë federale të gjithë rajonet që sipas kushtetutës ishin të diskutueshme. Kurdët janë mundur tashmë, megjithatë pyetja që ngrihet është sesa do të zgjasë kjo balancë.

Kurdët që jetonjë në rajonet e diskutueshme si Kerkuku po përjetojnë një zhgënjim të madh kundrejt partive politike kurde me në krye Bashkimin e Patriotëve të Kurdistanit (KYB) dhe Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP). Që prej 15-16 tetorit kur mijëra trupa peshmerge (ushtarë kurdë) u tërhoqën nga Kerkuku asnjë një nga udhëheqësit kurdë nuk kërkoi falje nga populli kurd dhe nuk kanë bërë një analizë sesi arriti situata deri në këtë pikë.

Përveç këtij reagimi është shtuar edhe reagimi i turkmenëve të Kerkukut dhe Tuzhurmatus kundër kurdëve për shkak të nismave të këtilla si referandumi i 25 shtatorit që për ata tregojnë se kurdët e kanë kalur limitin tashmë. Megjithatë, fitorja që ka siguruar Bagdati kundër kurdëve sa do të fillojë e do të bëhet nmë e ndjeshme dhe do të fillojë konkurrenca e qeverive rajonale për Kerkukun.

Trukmenët ndahen në mesin e tyre si sunni dhe shii. Turkmenët që jetojnë në jug të Kerkukut dhe në qytetin e Tuzhurmatus, të cilët njihen edhe si Hashdi Shabi jaanë në shumicë dërmuese shiia dhe kanë marrëdhënie të ngushta me Iranin nëpërmjet Njësive të Moblizimit Popullor (HSB). Ndërsa shumica e trukmenëve që ndodhen në Kerkuk janë të bashkuar nëpërmjet Frontit Turkmen të Irakut (ITC) që ka marrëdhënie të ngushta me Ankaranë. Gjatë një konference për shtyp që ka dhënë në maj të këtij viti, zëdhënësi i ITC-së, Ali Mehdi është shprehur kështu: “Është e pamohueshme se ndër të gjithhë grupimet në Irak, Turqia mbështet më së shumti turkmenët. Edhe ne kemi dashur gjithnjë që Turqia të tregojë ndikueshmërinë e saj në zhvillimet në Irak.”

Në vititn 2014, turkmenët nuk arritën që të binin dakord brenda tyre për të propozuar si si kryetar të parlamentit të Kerkukut një kandidat të vetëm turkmen. Kur në fakt, nëse do të kishin mundur të binin dakord një gjë e këtillë do të kishte ndikuar në parandalimin e vendimit për referandumin e pavrësisë së 29 korrikut, i cili përfshiu edhe Kerkukun. Tensioni i përhershëm mes kurdëve dhe turkmeneve në Tuzhurmatu sa vjen dhe nxehet edhe më shumë, veçanërisht tashmë që ka rënë niveli i rrezikshmërisë nga Shteti Islamik ISIS. Turkmenët shii dhe kurdët e Tuzhurmatusë që mundohen të vendosin sipërmaci mes njëri-tjetrit janë përplasur disa herë gjatë viteve të fundit. Në këtë kuadër, banorët kurdë dhe drejtuesit e KYB-së shprehen se Irani ka një ndikueshmëri të pakonkurrueshme mbi turkmenët shiia.

Një ndër emrat që thuhet sse ka luajtur një rol të rëndësishëm të paktën gjatë 10 viteve të fundit në rajonin e Kerkukut, i cili në mesin e popullit të Tuzhurmatus si “Zoti Ikbal” është një ndër zyrtarët të nivelit të lartë të Gardës së Revolucionit, Haxhiu Ali Ikbalpur.Më 18 tetor, Al-Monitor zhvilloi disa biseda me disa nga kurdët që ndodheshin në një xhami në Çemçemal duke marrë ndihma ushqimore, të cilët ishin arratisur nga Tuzhurmatu. Dy prej këtyre ishin në të njëzetat, ndërsa njëri prej tyre ishte 51 vjeç. Kur Al-Monitor i kishte pyetjen nëse Irani ka ndikueshmëri në Tuzhurmatu, ata u përgjigjën se “turkemnët që banojnë aty janë nën kujdesin e Zotit Ikbali.

Shumë njerëz në rajon e njohin këtë oficer trim iranian, i cili është zyrtar i niveleve të larta, megjithatë mesa duket askush nuk pranon të flasë rreth Ikbalpur nga frika se në gjë e këtillë mund të zemërojë Iranin. Pavarësisht se nuk përmendet emri i tij, Ikbapur gjendet i shpërndarë në fajet në rrjetet sociale të HSB-së.

Një grupim, i cili pas tërheqjes së Peshmerges nga Kerkuku iu bashkuan HSB-së, na faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë hpërndarë disa nga figurat kryesore të komandantëve të HSB-së në Kerkuk. Në deklaratën qëështë bërë thuet se” “Drejtuar popullit të nderuar të Kerkukut: Ju përurojmë për këtë fitore të shënuar dhe ju lajmërojmë se rajoni i Kerkukut ndodhet nën kontrollin dhe mbrojtjen e qeverisë federale.” Në të djathtë të fotos shihet imazhi i një burri shpatull-gjërë, me trup sportiv, me flokë e mjekër të bollshme dhe që mban veshur një uniformë jeshile ushtarake.i njëjti person gjendet edhe në një foto të bërë më 18 tetor në jug të Kerkukut ku gjenden edhe komandantët kryesorë të HSB-së, si aleate shumë e ngushtë e Iranit si Ebu Mehdi El Muhendis si dhe një ndër udhëheqësit e HSB-së në Irakun Verior, Ebu Riza Naxhar. Në një tjetër foto të shpërndarë më 18 shtator ky person gjendet në pranina e Muhendisit, Naxharit, një oficeri emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur i cili shëben për ushtrinë irakene në fronin e 16 gjatë një mbledhje në Havixhe në planin e përbashkët për të luftuar kundër ISIS-it.

Një burim nga tre kurdë, në mesin e të cilëve njëri prej tyre është ndër zyrtarët e lartë të KYB-së, ky person i gjendur në këto foto, identiteti i të cilëve nuk dihet nuk është askush tjetër veçse Ikbalpuri i cili ndodhet në rajon si përfaqësues i Kasim Sulejmanitt, Komandantit të Forcave të Kutsit të Gardës së Revolucionit.

Në këtë këndvështrim kuptohet edhe deklarata e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, i cili më 22 tetor ndër të tjera është shprehur se milicitë e mbështetura nga Irani dhe këshlltarë iranianë të këtillë si Ikbalpur “duhet të kthehen në shtëpi dhe ta lënë kontrollin në duartë e popullit iranian”. Kjo tregon se puna e bërë nga Garda Mbrojtëse e Revolucionit është duke u shndërruar në një problematikë për ndikueshmërinë e administratës së SHBAs-së. Kjo edhe për arsye se, ndryshe nga SHBA-ja, Irani ka provuar që ndikueshmëtria e tij në rajone strategjike si Libani, Siria dhe Iraku është më jetëgjatë.

Ish komandanti kryesor i Peshmerges, Nevshirvan Mustafa ka treguar vite më vonë në librin e tij se pas shtypes së revoltës së kurdët patën filluar në verën e vitit 1988 kundër regjimit të Saddam Husejnit që mbështetej nga SHBA-ja dhe Perëndimi, antarët e peshmerges bashkë me familjarët e tyre ishin arratisur drejt kufirit me Iranin. Detyra për t’u kujdesur për krijimin e kampeve të ndryshme të shpërndarjes së ndihmave në perëndim të Iranit i jepet një oficeri të ri të Gardës Mbrojtëse të Revolucionit, ky oficer i ti ishte Ikbalpur.

Sipas një zyrtari të lartë të KYB-ë i cili ka pranuar të flasë me Al-Monitor me kushtin e anonimatit që prej asaj kohe, Ikbalpur i ka ruajtur kontaktet me pershmergen dhe madje edhe pse me një theks të rëndë arrin që të flasë gjuhën kurde.

Kurdët e shohin veten si të mbështeturit nga Perëndimi, megjithatë ata ende kanë një nivel të lartë të mosbesueshmërisë kundrejt Perëndimit, duke përfshirë këtu edhe SHBA-në. Kjo ndjesi është rritur edhe më shumë sidomos pas ngjarjes së Kerkukut dhe faktin se palë fitimtare doli pala e mbështetur nga Irani.

Më 31 gusht të vitit 1996, kryetari i KDP-së, Mesud Barzani ka kërkuar ndihmë nga ushtria e Irakut që të marrë kontrollin e Erbilit nga KYB-ja, ndërkohë që Amerikanët i dhanë sigurinë liderit të të KYB-së, Xhelal Talabanit se ata nuk do t’i jepnin leje forcave të Saddamit që të hynin në qytetin e tyre.

Talabani ka bërë me dije se ai është duke kërkuar që të gjejë zyrtarin e SHBA-së që ka qënë përgjegjës për ngjarjet e një nate para ngjarjeve të publikuara bashkë me djalin e zëvendës kryetarit aktual të Adminstratës së Kurdistanit Rajonal, Kubad Talabani.  Zyrtari i ka thënë të riut Talabani se Saddami nuk do ta fusë ushtrinë e tij në Erbil. Megjithatë, një ditë mbrapa Saddami bashkë me ndihmën e Barzanive arrin të fusë ushtrinë në Erbil, ndërsa një numër i vogël ushtarësh amerikanë që gjendeshin aty u arrtës. Pas dy muajsh, emra të këtillë si Ikbalpur dhe Sulejmani e ndihmojë KYB-në që të rimarrë kontrollin e zonave që i kishte humbur.

Personalitete të këtilla dhe investimet e gjata të Gardës së Revolucionet në grupimet e vogla në Irak janë pikërisht themelet e jetëgjatësisë së ndikueshëmrisësë Iranit në Irak. Kurdët e Irakut dhe shiitë e shohin Iranin se një ortak tek i cili duhet patur besim duke qënë se e mban fjalën e dhënë.

Gjatë procesit që po çonte drejt referandumit për pavarësi, Ikbalpur dhe Sulejmani i premtuan kurdëve se nëse do të hiqnin dorë nga ky referandum, ata do t’i ndihmonin për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese. Për më tepër, ata i paralajmëruan se nëse kurdët nuk hedhin një hap mbrapsht atëherë situatë do të degradonte. Dhe vetëm një muaj më pas, kurdët përjetun zhgenjimin më të madh që kishin përjetuar që prej vitit 1975. Në vitin 1975, revolta e udhëhequr nga babai i Barzanit kundër Bagdatit përfundoi në një natë të vetme pasi SHBA-ja, Irani dhe Izraeli tërhoqën vëmendjen e tyre.

Peshimi me përpikmëri i aktiviteteve që Irani po ushtron në Irak, këmbëngulja e zyrtarëve iranianë për të krijuar ura lidhëse duke bashkëpunuar edhe me shoqëritë më minimale në vend si turkmenët tregojnë se influenca e Iranit do të mund t’i rezistojë kohës  dhe se nuk do të jetë një punë e lehtë për Amerikën kur të mundohet ta eleminojë këtë ndikueshmëri.

Ehe Teherani në bashkëpunim me miqtë e tij në Irak po mundohet të krijojë ashtu si edhe kurdët situata de facto në rajone të këtilla si Kerkuku dhe kështu ka filluat ta zgjerojë edhe më tej influencën e tij. Në momentin së turkmenët sunni, arabët sunni, Turqia dhe forca të tjera rajonale dalin kundër një situate të këtillë atëherë në Irak mund të hidhen themelet e një katastrofe të re.

Një grup kurdësh që janë larguar nga Tuzhurmatu kanë zhvilluar me 18 tetor një protestë përpara qendrës së KYB-së në Sulejmanie. Një40 vjeçar me emrin Ismail Abbas, që më parë punonte si rrobaqepës në mesin e gjithë turmës pyeste se cila është adresa e Konsulatës Iraniane. Abbasi, i cili para dy ditësh kishte lënë në malet jashtë Tuzhurmatusë fëmijët dhe familjen e tij i tregoi Al-Monitor se pse ishte duke kërkuar për adresën e Konsulatës Iraniane: “Dëshiroj të takoj konsulin iranian. Kemi dy vite e gjysëm që themi se duhet të arrihet marrëveshje me turkmenët, megjithatë politikanët tanë nuk kanë mundur të arrijnë një gjë të këtillë. Irani e ka fuqinë ta zgjidhë këtë situatë. (...) nuk kemi më besim tek Bagdati.”



Burimi : İntizar.web