Presidenti çek i thot “Jo” ambasadorit në Prishtinë

Publikuar në Nën. 5, 2017, 11:56 a.m.

Presidenti çek Milosh Zeman ka folur me vendosmëri kundër pavarësisë së Katalonjës, pasi ajo do të “hapte kutinë e Pandorës dhe do të niste një reagim zinxhir”.

Në një intervistë televizive, Zeman gjithashtu kujtoi qëndrimin e tij mbi Kosovën.

Presidenti çek theksoi se ishte kategorikisht kundër pavarësisë së rajoneve evropiane, pasi kjo hap kutinë e Pandorës dhe kujton se referendumi në Katalonjë dhe shpallja e pavarësisë është kundër kushtetutës së Spanjës, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Republika Çeke është një nga vendet që njohu pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës – kjo ndodhi në maj 2008, gjatë mandatit të presidentit Vaclav Klaus.

 “Kam kritikuar shkëputjen e Kosovës në atë kohë dhe unë e konsideroj një shkelje flagrante të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1244), i cili, nëse ju kujtohet ende, garanton integritetin territorial të Serbisë mbi Kosovën”, tha Zeman gjatë intervistës.

Presidenti çek shtoi se ajo që ai mund të bëjë është të mos dërgojë ambasadorin çek në Prishtinë.