Udhëheqësi iranian dënon komentet “e budallalepsura” të Trumpit kundër kombit iranian

Publikuar në Nën. 5, 2017, 11:52 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Seid Ali Hamenei ka dënuar komentet “e budallalepsura” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump kundër popullit iranian duke u shprehur se një qëndrim i këtillëështë një shenjë e qartë e armiqësisë së Washingtonit kundrejt të gjithë kombit.

Këto komente, Ajetullah Hamenei i ka bërë ditën e enjte gjatë një takimi me një numër të madh studentësh iranianë me rastin e cermonive të 4 nëntorit të Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Arrogancës Globale.

Udhëheqësi u shpreh se “Siç kemi qënë dëshmitarë të ngjarjeve të kohëve të fundit, kreu i administratës amerikane është shprehhur se kombi iranian është një ‘komb terrorist’. A e shihni se sa i marrë është ky qëndrim? Ai e quan një kombtë tërë si terrorist. Ai nuk thotë se udhëheqësi është terrorist; ai nuk thotë se qeveria është terroriste; ai thotë se kombi iranian është terrorist.”

Ajetullah Hamenei ngre pyetjen “A nuk është kjo armiqësi?”

Më pas ai ka vazhduar duke shtuar se “Ky koment i marrë tregon se jo vetëm qëamerikanët janë armiqtë e udhëheqjes dhe qeverisë iraniane, ata gjithashtu kanë shprehur hapur armiqësinë dhe urrejtjen ndaj vetë ekzistencës së një kombi që qëndron kundër tyre pa u lodhur.”

Ajetullah Hamenei i ka dhënë rëndësi të veçantë nevojës për identifikimin e armikut si kusht kryesor për arritjen e objektivave kombëtare dhe vuri në dukje faktin se, “SHBA-ja është në kuptimin e vërtetë të fjalës, armiku kryesor dhe dashakeqësi i ranianëve. Ky realitet mund të kuptohetduke kuptuar në mënyrën më të drejtë të vërtetat e çështjeve dhe fakteve në terren dhe jo nga paragjykimet dhe pesimizmi.”

Udhëheqësivazhdoi duke shtuar se “Amerikanët nuk janë në gjendje të kuptojnë faktin se një komb me një histori dhe kulturë aq të pasur nuk mund të zhduket kurrësesi.”

Ajetullah Hamenei argumentoi se gabimet e përsëritura të amerikanëve dhe përllogaritjet e tyre tëgabuara rrjedhin nga armiqësia e tyre e thellë ndaj kombit iranian.

Duke prekur edhe çështjen e kërcënimeve tëWashingtonit për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë botërore, shtetet e P5+1 të vitit 2015, udhëheqësi është shprehur se: “Tani ata po ndërmarrin veprime jashtëzakonisht të dëmshme për të sabotuar rezultatet e negociatave bërthamore, që njihet si JCPOA (Plani i Përbashkët i Veprimittë Përbashkët).”

Ajetullah Hamenei paralajmëroi se bërja e koncesioneve me SHBA-në do ta bënte atë  edhe më agresive, duke vënë në dukje, “Rezistenca është e vetmja rrugë.”

 



Burimi : Press TV