Hizbullahu do të organizojë Garën e Kur'anit

Publikuar në Nën. 4, 2017, 5:01 a.m.

Edicioni i 20-të i një Gare Kur'anore që organizohet  çdo vit nga lëvizja e rezistencës ‘ Hizbullah’  do të fillojë më 19 nëntor 2017.

Shoqata Kur’anore Tawxhih dhe Irshad, në bashkëpunim me  Hizbullahun, do ta organizojë ngjarjen në bashkëpunim me komunën e Kabirit, njoftoi agjencia e lajmeve Qafa.

Shoqata tha në një deklaratë se Gara Kur'anore  do të ketë tre seksione, domethënë Tilawa (këndim  i Kur’anit, Hifz (mësimi përmendësh i Kur’anit dhe Tefsir (komentimi ) të Kur'anit.

Kandidatët në seksionin e këndimin të Kur’anit do të garojnë në këndimin me Tertil dhe Taxhvid  të Librit të Shenjtë, Kur’anit.

Kategoritë e seksionit të dytë përfshijnë memorizimin apo mësimin përmendësh  të  Kur’anit  nga  5, 10, 20 dhe 30 Xhyzeve e (pjesë) të Kur'anit.

Në pjesën e tretë, pjesëmarrësit do t'u përgjigjen pyetjeve nga Eksegjeza e Kur'anit al-Mizan nga Allameh Tabatabai.

Faza paraprake e Garave të Kur’anit  do të mbahet më 19 nëntor-19 dhjetor 2017.

Kryeqyteti, Bejruti do të presë fazën përfundimtare më 14 dhjetor 2017.



Burimi : IQNA