Ajetullah Hamenei: Humbja e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja është një realitet i pamohueshëm

Publikuar në Nën. 3, 2017, 1 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Seid Ali Hamenei ka përshendetur bashkëpunimin e Iranit me Rusinë në luftën e tyre kundër tekfiristëve terroritë në Siri dhe është shprehur se humbja e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në këtë shtet arab është “një realitet i pamohueshëm”.

Në një takim të ditës së mërkurë në Teheran me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Ajetullah Hamenei është shprehur se “Humbja e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në Siri është një realitet i pamohueshëm megjithatë ata ende vazhdojnë të krijojnë komplote.”

Gjatë këtij takimi që ka zgjatur më shumë se një orë, udhëheqësi ka theksuar se është e nevojshme që të vazhdojë bashkëpunimi mes Tereanit dhe Moskës për të zgjidhur krizën e Sirisë.

Ajetullah Hamenei është shprehur se bashkëpunimi mes Iranit dhe Rusisë në luftën kundër terroristëve tekfirë të mbështetur nga disa vende të caktuara ka patur rezultate të rëndësishme, duke e bërë Rusinë një lojtar “me ndikueshmëri”përsa i përket zhvillimeve në Azinë Perëndimore.

Udhëheqësi theksoi edhe faktin se populli sirian është vendimmarrësi i fundit lidhur me çështjet e vendit të tij.

Për më tepër, ai vuri në dukje se të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me qeverinë e Damaskut duhet të zgjidhen në bazë të përpjekjeve brenda Sirisë dhe qeveria siriane nuk duhet të vihet“nën presion” në zbatimin e “çfarëdo lloj plani”, që sipas tij duhet të jetënë plan sa më gjithëpërfshirës.

Përsa i përket marrëveshjes bërthamore të Iranit, të njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit të Përbashkët (JCPOA), udhëheqësi ka theksuar edhe njëherëqëndrimin e presidentit rus mbi nevojën për pajtueshmërinë me çdolloj marrëveshje shumëpalëshe dhe kritikoi SHBA-nëqë ka përvetësuar një qasje “rebele” në këtë drejtim.

Ajetullah Hamenei theksoi nevojën që vendet rajonale të mund t’i zgjidhin çështjet e tyre të brendshme pa asnjë ndërhyrje të tëhuajve, duke u shprehur se “amerikanët përpiqen të ndërhyjnë në të gjitha çështjet e rajonit dhe botës”.

Më tej gjatë fjalimit të tij, udhëheqësi vuri në dukje krimet e suaditëve të kryera në baza ditore në Jemen dhe paralajmëroi se lufta mund të rezultojë në situatën kur Riadi të gjendet i futur në krizat e tjera më të thella.

Ajetullah Hameneiështë shprehur se Irani dhe Rusia mund të neutralizojnë sanksionet amerikane duke mënjanuar përdorimin e dollarit në tregtinë e tyre dypalëshe dhe marrëveshjet e tjera multilaterale dhe duke përdorur monedhat e tyre kombëtare. Udhëheqësi tha më pas se Irani dhe Rusia duhet të zhvillojnë më tej bashkëpunimin mes tyre, veçanërisht në ekonomi, duke thënë se kapacitetet ekonomike të të dy vendeve janë shumë më të larta se niveli aktual.

Irani një partner strategjik

Ndërkohë, presidenti rus, nga ana e tij, e përshkroi Iranin si “një partner strategjik” dhe një “fqinj të rëndësishë”, duke theksuar se ai do të mirëpriste çdo potencial për të forcuar plotësisht dhe për të zgjeruar edhe më tej marrëdhëniet e tyre dypalëshe.

Putin është shprehur se Irani dhe Rusia mund t’i përforcojnë edhe më shumë marrëdhëniet e tyre në sektorin e energjisë, teknologjisë moderne, agrikulturën si edhe në projektet për naftën dhe gazin.

Përsa i përket luftës së Sirisë, edhe Putin ka përshëndetur arritjet e përbashkt të bashkëpunimit mes Iranit dhe Rusisë në luftën kundër terrorizmit duke e quajtur atë një “proçes të qëndrueshëm politik për t’u marrë në konsideratë në shtetin arab.”

Duke mbështetur Hamenein në përvetësimin e objektivave të përbashkta në Siri si të aarira dhe efektive, presidenti rus është shprehur se “Ne arritëm t’i vërtetonim gjithë botës se jemi të aftë të zgjidhim edhe problemet më të rëndësishme të rajonit tonë pa [ndihëm e panevojshme] të shteteve jo-rajonale.”

Përsa i përket marrëveshjes nukleare të Iranit Putin është shprehur se Rusia “ka kundërshtuar çdo ndryshim të njëanshëm në këtë marrëveshje shumë-palëshe.”

Ai është shprehur se Rusia ndër të tjera ka qënë edhe kundër ndërlidhjes së programit bërthamor të Iranit me çështje të tjera, të këtilla si çështjet që kanë të bëjnë me kapacitetet mbrojtëse të vendit.

Përveç këtij takimi, Ajetullah Hamenei gjatë ditës së mërkurë ka zhvilluar edhe një takim me presidentin e Azerbaxhanit, Ilham Aliyev të cilin e ka paralajmëruar se ekzistojnë palë që po mundohen të dëmtojnë marrëveshjet mes Iranit dhe Azerbaxhanit dhe ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim në sektore të ndryshme.

Udhëheqësi është shprehur se “Ka prej tyre që janë kundër marrëdhënieve të ngushta dhe vëllazërore mes Iranit dhe Republikës së Azerbaxhanit dhe ne duhet të qëndrojmë të palëkundur ndaj provokimeve të tyre dhe akteve të sabotazhit si dhe duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit në sektore të ndryshme me dyfishin e vullnetit dhe të motivimit.”

Nga ana e tij, Aliyev kaa mbështetur fort marrëdhëniet e vendit të tij me Iranin duke u shprehur se Azerbaxhani nuk do të lejojë asnjë palë tëtretë që të dëmtojë bashkëpunimin me Republikën Islamike.

Ai është shprehur se Azerbaxhani është i gatshëm të zgjerojë edhe më parë bashkëpunimin me Iranin edhe në sektorë të ndryshëm duke përfshirë kulturën, energjinë dhe transportin.



Burimi : Press TV