Mesazhi i Liderit Suprem për Palestinën

Publikuar në Nën. 3, 2017, 1 a.m.

Në luftën e shenjtë për shpëtimin e Palestinësfitorja përfundimtare është premtim i Zotit

Sejjid Ali Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik në Iran në mesazhin e tij dërguar kongresit për Palestinën, i cili organizohet nga Lidhja Botërore e Ulemave të Rezistencës në Liban, theksuan vazhdimin e përkrahjes së shteteve islame për Palestinën dhe shprehën optimizëm për fitoren përfundimtare. Mesazhi i tij i plotë është siç vjen :

I nderuar dijetar i shquar Shejh Mahir Hamud,

Kryetar i Lidhjes Botërore të Ulemave të Rezistencës

Paqja mbi ju dhe të gjithë të pranishmit të shumërespektuar në këtë konferencë. Përgjegjësia e madhe dhe e paharruar ndaj Palestinës rëndon mbi supet e gjithë botës islame.

Pa dyshim personalitet dhe figurat shkencore, fetare, politike dhe udhëheqësit e shteteve myslimane kanë pjesën më të madhe të përgjegjësisë; Kjo është një betejë e shenjtë me përfundim të ëmbël; premtimi hyjnor është fitore kategorike në këtë përpjekje.

E lus Zotin për suksesin e iniciativës suaj dhe këshilla ime për të gjithë ata që ndiejnë këtë përgjegjësi është ta vazhdojnë këtë betejë shumëdimensionale me regjimin okupator sionist. 



Burimi : Fars News Agency