Udhëheqësi i Forcave të Irakut, al Nuxhaba:'Çlirimi i plotë i Irakut do të shpallet së shpejti'

Publikuar në Nën. 2, 2017, 1:18 a.m.

"Ne së shpejti do të shpallim çlirimin e plotë të Irakut", theksoi Shejhu  Akram al Kabi, udhëheqës i forcave irakiane Harakat al Nuxhaba.

Shejh Akram al Kabi, kreu i luftëtarëve të Irakut Harakat al Nuxhaba, theksoi se lirimi i plotë i Irakut do të shpallet së shpejti, sipas Agjencisë Taqrib News (TNA).

Në këtë udhëtim, Shejh al Kabi, së bashku me zëvendësin e tij në fushën e unitetit dhe afrimit të feve, u takuan me Shefin e Seminarit të Imam Sadikut,  Ajetullah Afif Nablesi dhe gjithashtu Kryetar i Bashkimit të Dijetarëve të Rezistencës Shejh Maher Hamoud.

Mendimtarët fetarë dhe hoxhallarë të shquar diskutuan ndryshimet e fundit në rajon dhe çështjet e lidhura me unitetin.

"Situata në rajon, veçanërisht në Irak, Liban dhe Siri", "Situata aktuale e Irakut, sidomos grupet e rezistencës islamike të Irakut dhe roli i luftëtarëve Hashad-Shabi në forcimin e rezistencës në rajon" dhe "Nevoja e bashkimit islamik për nxitjen e kulturës së bashkëjetesës paqësore mes muslimanëve "ishin çështje rreth së cilës takimi u përqendrua.

Kreu i Seminarit të Imam Sadikut, nga ana e tij, i bëri thirrje politikës me paramendim të regjimit të Sionizmit, SHBA dhe Arabisë Saudite duke vënë në dukje, "përmes vetëdijes dhe vigjilencës së plotë, duhet të nxjerrim në pah skemat e tyre të hapura".

Ajetullah Afif Nablesi vuri theksin në rëndësinë parësore të unitetit midis muslimanëve duke vënë në dukje, "ajo që na duhet është një Irak i integruar".

Mendimtari fetar vazhdoi të shtonte, "Mobilizimi dhe rezistenca popullore duhet të luajnë rolin e tyre në fatin e Irakut, pasi të njëjtat grupe të qëndresës  garantojnë sigurinë e këtij vendi dhe të popullit të tij".



Burimi : Taqrib News Agency (TNA)