Gjenerali serb-“Serbisë nuk i kërcënohen aktivitete terroriste nga Kosova”

Publikuar në Nën. 1, 2017, 1:25 a.m.

Gjenerali i Ushtrisë së Serbisë, Momir Stojanoviq i deklaroi dje të përditshmes së Beogradit, “Politika”, se Serbisë nuk i kërcënohen aktivitete terroriste nga Kosova, por “situatën e shoh më të komplikuar në Sanxhak se në Kosovë e Metohi”.

“Pse do ta shpenzonin dhe komprometonin shqiptarët e Kosovës, në veçanti liderët e tyre, atë që do ta fitojnë pa asnjë dilemë edhe pa aksione të tilla. Ata janë të ndërgjegjshëm se fuqitë me ndikim janë në anën e tyre. Situatën e shoh më të komplikuar në Sanxhak sesa në Kosovë e Metohi”, është shprehur gjenerali Stojanoviq