Mbreti Selaman : Bota sunite duhet të kthehet në binarët e duhur prej të cilëve ka rrëshqitur 40 vjet më parë

Publikuar në Tet. 30, 2017, 1:40 a.m.

Bota muslimane do të merr frymë vetëm kur të ndalet lufta e ftohtë sektare e cila tash e katër dekada po e shkatërron në mënyrë kaotike Lindjen e Mesme.

Këto ditë nga Arabia Saudite ka arritur një lajm i pa presedan. Sipas dekretit të Mbretit Selman, në Medine – qytetin e pejgamberit Muhamed, do të krijohet një organ global i elitës së dijetarëve islamikë me mandatin që t’i  çrrënjosin dhe eliminojnë tekstet e rreme dhe ekstremiste.  

Siç ka njoftuar Ministria e Kulturës dhe Informacionit, Kompleksi Mbreti Selman do të bëhet burimi konfidencial i haditheve të sakta dhe autentike – kurse hadithet, thëniet e pejgamberit Muhamed, pranë Kuranit janë burimi i dytë themelor i Islamit.

Sipas dekretit mbretëror, kryetar i Kompleksit është emëruar Shejh Muhamed bin Hassan Alu Shejh, anëtar i Këshillit të Lartë të Dijetarëve, ndërsa iniciativën e Mbretit e ka mirëpritur edhe Muftiu suprem aktual Shejh Abdulaziz bin Abdullah Alu Shejh.

Sado që i vonuar, ky vendim i Mbretërisë është i guximshëm, mirëpo, për çfarëdo efekte të tij, është e nevojshme që të investohen edhe më shumë përpjekje dhe të holla, që bota muslimane, e veçanërisht kjo pjesa e saj sunite e cila është (ishte) nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Arabisë Saudite, të kthehet në binarët e duhur prej të cilëve ka rrëshqitur 40 vjet më parë. Sepse, për paqe dhe çfarëdo të ardhme kuptimplote të Islamit në zonën e tij qendrore, është e nevojshme, krahas frenimit të doktrinës reduksioniste vehabite të Arabisë Saudite, të ndalet edhe prozelitizmi revolucionar shiit i Iranit. Bota muslimane do të merr frymë vetëm kur të ndalet lufta e ftohtë sektare e cila tash e katër dekada po e shkatërron në mënyrë kaotike Lindjen e Mesme, pasojat e së cilës mund të shihen në gjithë globin.