Forcat izraelite arrestuan 19-të palestinezë në Bregun Perëndimor

Publikuar në Tet. 28, 2017, 12:55 a.m.

- Forcat izraelite arrestuan të paktën 19-të palestinezë gjatë bastisjeve në mëngjes, natën midis të hënës dhe të martës në Bregun Perëndimor të okupuar, sipas burimeve izraelite dhe burimeve palestineze.

Shoqata e  të Burgosurve Palestinezë raportoi se 16 palestinezë u arrestuan duke thënë se pesë u arrestuan në qytetin Kabatiya pranë Jeninit, pesë të tjerë në Bethlehem, dy në Hebron, dy në Kallilija dhe një në Ramallah.

Banorët në fshatin Hebron të Beit Awwa, që gjenden në Bregun Perëndimor, thanë se forcat izraelite arrestuan Muhamed Yasser Abd al-Rezak Masalma pasi bastisën shtëpinë e tij dhe disa shtëpi të tjera në zonë.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se 19-të palestinezë u arrestuan në Bregun Perëndimor, duke mos dhënë detaje rreth vendndodhjeve të arrestimeve.

Bastisjet izraelite në qytetet, fshatrat dhe kampet e refugjatëve palestinez janë një ngjarje e përditshme në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Jerusalemin Lindor.

Sipas të dhënave  të Kombeve të Bashkuara, forcat izraelite kryen 121 operacione kërkimi dhe arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor dhe arrestuan 205 palestinezë, duke përfshirë nëntë fëmijë, midis 26 shtatorit dhe 9 tetorit 2017.



Burimi : Ma’an