Autoritetet e Bahrejnit: Ndalojnë Namazin e Xhumasë në Diraz për 66 javë rresht

Publikuar në Tet. 24, 2017, 2:06 a.m.

Autoritetet e sigurisë në Bahrejn penguan shumicën muslimane shiite për të falur Namazin e Xhumasë  për 66-të javë rresht, duke ndaluar Imamin e Namazit të Xhumasë dhe besimtarët të hyjnë në Diraz.

Dëshmitarët okularë thanë se autoritetet intensifikuan praninë e tyre të sigurisë të premten (20 tetor 2017) në hyrjet e Dirazit që banohet nga rreth 30 mijë banorë.

Besimtarët duhej të falin Namazin e Xhumasë veç e veç (pa u udhëhequr nga një Imam) në xhaminë e Imam Al-Sadikut. Besimtarët protestuan, marshuan nëpër rrugët e fshatit pas namazit,  duke dënuar vazhdimin e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj Ajetullahut, Shejh Kassimit dhe duke kërkuar të hiqet rrethimi në qytetin Diraz.

Që nga qershori i vitit 2016, autoritetet e sigurisë kanë ndaluar muslimanët shiitë nga kryerja e Namazit të Xhamasë, namazi  kryesor, revokuan nënshtetësinë e udhëheqësit shpirtëror të shumicës muslimane shiite,  Ajetullah Shejh Isa Kassimit.



Burimi : Bahrain Mirror