Irani dhe Turqia forcojnë marrëdhëniet ekonomike

Publikuar në Tet. 21, 2017, 11:52 p.m.

Is'hak Xhehangiri, n/kryetar i parë i Republikës Islamike të Iranit, duke folur për përpjekjet e Teheranit dhe Ankarasë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, deklaroi se të dy vendet kanë hartuar programet për arritjen e shkëmbimeve tregtare mes të dy shteteve  deri në 30 miliardë dollarë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Is'hak Xhehangiri të enjten në Ankara në konferencën për shtyp të përbashkët me Binali Jëlldërëm, kryeministrin e Turqisë, deklaroi:

"Ne besojmë se kriza e Irakut mund të zgjidhet me bashkëpunimin e tri shteteve, Iranit, Turqisë dhe Irakut dhe në lidhje me Sirinë gjithashtu procesi i bisedimeve të Astanasë vërteton bashkëpunimin e përbashkët mes Ankarasë dhe Teheranit. 

Në këtë takim që kemi zhvilluar sot, gjithashtu janë shqyrtuar edhe çështje të tjera si ajo e Palestinës dhe përsëri është theksuar se populli i  Palestinës do të arrijë të gjitha të drejtat e tij, ndërsa është theksuar edhe zgjidhja e krizës së muslimanëve Rohingia në Mianmar dhe ndërprerja e vrasjes së tyre",- shtoi ndër të tjera z. Is'hak Xhehangiri.

Ndërkohë Binali Jëlldërëm, kryeministri i Turqisë, në këtë konferencë për shtyp deklaroi:

"Përdorimi i monedhës kombëtare në shkëmbimet tregtare me Iranin, është hapi i parë drejt zgjerimit të marrëdhënieve tregtare mes të dy vendeve në të ardhmen".

Autoritetet e Iranit dhe të Turqisë gjatë punimeve të këtij takimi gjithashtu kanë nënshkruar edhe dy dokumente për bashkëpunim në fushën e ambientit në selinë e kryeministrisë së Turqisë.



Burimi : Pars Today