Anëtari i Parlamentit, Masud Goudarzi: Mësimet e falsifikuara nuk kanë të bëjnë me Islamin Hyjnor

Publikuar në Tet. 21, 2017, 11:50 p.m.

"Bota Islame është e bekuar me shumë ngjashmëri", theksoi analisti politik duke i kërkuar qeverisë Isalmike të përdorë këto pikëpamje të përbashkëta për mbrojtjen e unitetit.

Anëtari i Parlamentit, Masud Goudarzi në një intervistë ekskluzive me Agjencinë e Lajmeve - Taqrib - News Agency (TNA) theksoi, "Bota Islame është e bekuar me shumë bashkësi, edhe pse muslimanët nuk i janë referuar këtyre themeleve të unitetit deri më tani, është koha që të nxisin afrimin mes vendeve  islamike.

"Muslimanët kanë të njëjtin Libër të Shenjtë dhe Kiblen,  theksoi komentuesi politik duke vënë në dukje, "Mësimet shpirtërore të Islamit janë të përbashkëta mes muslimanëve në mbarë botën, kurse mësimet e falsifikuara nuk kanë të bëjnë aspak me Islamin Hyjnor".

"Konceptet që këtu dhe tani e portretizojnë dhe e projektojnë imazhin e Islamit si figura të dhunshme nuk janë autentike dhe nuk kanë ndonjë lidhje me mësimet dhe parimet fetare", vuri në dukje Anëtari i Partlimentit.

"Sot, Bota Islame ka burime të forta dhe masive, gjë që kërkon që qeveritë islamike të miratojnë një strategji të përbashkët për t'i përdorur këto burime për zhvillimin e vendeve të tyre dhe për të ecur përpara në fusha të ndryshme", theksoi Masoud Goudarzi.

Ai vazhdoi të theksonte:

"Imperializmi po përpiqet të përdorë këto burime në një përpjekje për të ndërtuar fabrika të armëve që shesin armët e saj në Lindjen e Mesme, duke derdhur gjak të pafajshëm në botën muslimane për interesat e tyre".



Burimi : Taqrib News Agency (TNA)