Djali nga Bagladeshi e mësoi Kur’anin përmendësh për 86 ditë

Publikuar në Tet. 21, 2017, 12:45 a.m.

Një djalë 11-vjeçar në Bangladesh arriti të mësonte të gjithë Kur’anin përmendësh për vetëm 86 ditë.

Sipas Qendrës Kulturore të Iranit në Dhaka, Jasin Irfan, i cili tani është në klasën e gjashtë filloi për të mësuar përmendësh Librin e Shenjtë, Kur’anin në  vitin e kaluar.

Ai i mësonte përmendësh shtatë faqe të Kur'anit çdo ditë dhe i  përsëriste  atë që ai kishte mësuar më parë.

Një ceremoni u mbajt kohët e fundit nga Instituti i Këndimit të Kur'anit IQRA për të nderuar djalin e ri për arritjen e tij.

Duke ju drejtuar ceremonisë, kënduesi më i mirë i Kur’anit  në Bangladesh,  dhe shefi i institutit, Ahmed Bin Jusuf tha se ka udhëtuar në shumë vende dhe ka marrë pjesë në ngjarjet ndërkombëtare të Kur'anit për shumë vite, por nuk ka parë një hafiz të  Kur'anit me një talent kaq të shkëlqyer.

Ai tha se Jasin  Irfani  është nderi dhe kranaria jo vetëm për vendlindjen e tij të Cox Bazar,  por për të gjithë atdheun.  

Bangladeshi është një shtet i Azisë Jugore ku memorizimi apo mësimi përmendësh i Kur'anit është shumë i zakonshëm në mesin e brezit të ri.

Kur’ani i Shenjtë është i vetmi Shkrim i Shenjtë që memorizohet nga besimtarët e tij.

Personat e panumërt në çdo bashkësi muslimane e kanë mësuar përmendësh Kur'anin që nga dita e parë që u zbulua.

Kur’ani ka 30 xhyza apo pjesë,  114 Sure (kapituj) dhe 6,236 ajete.

  



Burimi : IQNA News