14 vite nga vdekja e liderit boshnjak, Alia Izetbegoviqit

Publikuar në Tet. 20, 2017, 2:41 a.m.

Alia Izetbegoviqi, kryetari i parë i kryesisë  së Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës së pavarur, është njëri nga politikanët më të shquar të historisë së BeH-së, i cili ka ndërruar jetë në ditën  e sotshme para 14 vitesh, më 19 tetor 2003.

“Në Zotin e madh betohemi se robër kurrë nuk do të jemi”, ishte thënia më e njohur e tij nga fjalitë e shumta të deklaruara të Alia Izetbegoviqit gjatë ditëve të vështira të agresionit të kryer mbi BeH-në e cila i jepte fuqi dhe moral të gjithë patriotëve të sinqertë boshnjak.

Alia Izetbegoviqi u lind më 8 gusht 1925 në Bosanski Shamac, ndërsa në vitin 1928 familja e tij u vendos në Sarajevë. Për shkak të pikëpamjeve  dhe veprimit të tij politik dy here është gjykuar dhe burgosur, herën e fundit në vitin 1983 në procesin e montuar politik të ashtuquajtur ”Proçesi i Sarajevës”.

Pas daljes nga burgu ka iniciuar themelimin e partisë boshnjake SDA, dhe në kuvendin e parë themelues të saj me 25 maj 1990 është zgjedhur për kryetar të saj. Të njëjtën vit në zgjedhjet e para shumëpartiake në Bosnjë është zgjedhur për anëtar të kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës. Ndikimi i Izetbegoviqit për BeH-në ishte i pamatshëm. Sa e kanë dashur atë boshnjakët flet numri pa masë i prezencës së tyre në varrimin e tij. Ishte tubimi më masiv në historinë e pas luftës së BeH-së. “Po të më jepej mundësia që përsëri të jetojë, e kisha refuzuar. Por, po të detyrohesha që të pranojë, do të jetoja njëjtë ashtu si kam jetuar”, ishte njëra nga porositë e t’ia të shumtë. Kryetari i parë i Bosnjës e Hercegovinës Alia Izetbegoviqi e ka nënshkruar marrëveshjen paqësore të Dejtonit në vitin 1995 me ç’rast ka deklaruar” kjo është paqe, por jo edhe paqe e drejtë”.

“Në jetën time të gjatë ka punuar punët  e ndryshme: si i burgosur kam gërmuar dheun,  mbajt mallter, prerë dru,  pastaj si njeri në liri kam punuar si udhëheqës i kantierit të ndërtimit, kam përfaqësuar në gjykatë, kam shkruar artikujt. Por, puna ime më e rëndë ka qenë zhvillimi i bisedimeve. Të bisedosh do të thotë të vendosësh. E të sjellësh vendime është puna më e rëndë e destinuar qenies njerëzore të dëshpëruar. Problemi im ishte në atë se as që kam mundur të fitojë paqe të mirë, por as të udhëhoqi luftë  të drejtë. Bisedimet janë zhvilluar në kushtet e imponimeve dhe me shpat mbi kokën e Bosnjës”, ka thënë ai.

Dy vite para vdekjes, në tetor të vitit 2001 Alia Izetbegoviqi ka shënuar: “Qëndro drejtë. Si do të jesh me kokë të përkulur nën yje? Në çfarëdo rrugë të nisesh, në fund të pret vdekja. Dhe krejt përfundon me shembje. Edhe ti do të vdesësh. Edhe kjo botë do të vdes një ditë. Për atë qëndro i ndershëm”.

Gjatë luftës prej vitit 1992 gjer në vitin 1995 Alia Izetbegoviqi u përpoq të mbajë lidhje të mira edhe me Lindjen edhe me Perëndimin. Ishte shumë i respektuar në qarqe politike si shembull i politikanit tolerant dhe të mençur, shembull i rrallë i demokratit të moderuar. Vendimin për tërheqje nga jeta politike e solli në vitin 2000. Tre vite pas, me 19 tetor 2003 Alia ndërroi jetë, dhe u varros në varrezat e dëshmorëve Kovaqi në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjës e Hercegovinës.

Në paraqitjen e tij të fundit publik, Alia Izetbegoviqi ka porosit qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës me fjalë:”Serbët le të jenë serbë, kroatët kroat,  boshnjakët boshnjak, por që të gjithë pak më shumë shtetas të BeH-së dhe se është e rëndësishme se Bosnja e Hercegovina ka mbijetuar”.

Ata që e kanë njohur mirë kanë fol se ai ishte i qetë në ditët e fundi të jetës së tij, porse ishte i arsyeshëm dhe i gatshëm  edhe në ditët më të vështira për Bosnjën e Hercegovinën. Në mesin e personaliteteve me të cilin është përshëndetur në ditët e fundit të jetës së tij ishte edhe presidenti turk Rexhep Tajib Erdogan.

Alia Izetbegoviqi ishte fituese i shumë çmimeve dhe shpërblimeve në mesin e të cilëve ishin medalja e Qendrës për demokraci nga Washingtoni, titulli i doktorit të nderit të shkencave të juridikut për kontributin në mbrojtje të drejtave njerëzore dhe vendosje së paqes të Universitetit Marmara të Stambollit, çmimin prestigjioz për promovimin e drejtave njerëzore të Kran Montanës, etj.

Ishte autor i shumë punimeve publicistike, analizave dhe studime shkencore, sikurse edhe një varg librash me renome ndërkombëtare, sikurse që janë:”Islami në mes Lindjes dhe Perëndimit,”Problemet e ripërtëritjes islame”,”Deklarata Islame”, si dhe të librave”Ikja ime në liri” dhe “Kujtimet”.



Burimi : Faktor