Thaçi sërish akuzon ndërkombëtarët: KE ka qasje diskriminuese ndaj Kosovës

Publikuar në Tet. 20, 2017, 2:38 a.m.

Pasi që Presidenti i Kosovës Thaçi në një intervistë ekskluzive për DW i kërkon Shqipërisë që t’i pajisë qytetarët e Kosovës me pasaporta shqiptare që të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, pasi këtë nuk po ua mundëson BE-ja , pas kësaj u bë bujë e madhe nga ndërkombëtarët dhe të tjerët.

Do të shkëpusim disa thënje dhe mendimi të Presidentit Thaqi nga kjo intervistë në Radio DW .

E veçanta e vizitës në Vatikan  dhe takimi me Papën, është mbështetja e vazhdueshme që Vatikani po i jep Kosovës dhe domosdoshmëria e njohjes së Kosovës e shtruar nga ana e jonë. Unë mora konfirmimin nga Papa Franqesku se ata janë duke e përcjellur situatën nga afër, se do të marrin vendimin  e drejtë në të ardhmën jo të largët.”

Unë me deklaratën lidhur me demarkacioni, unë e thashë atë që është e vërtetë dhe kjo e vërtetë ndoshta dikujt edhe mund t'i dhembë, natyrisht se pastaj ka interpretime të ndyshme herë keqkuptime  e herë keqinformuese. Edhe një herë e ritheksoj që qëndrimi i Bashkimit Evropian është absurd dhe i turpshëm në raport me qytetarët e Kosovës dhe institucionet e Kosovës. Ne nuk kemi kërkuar as më pak e as më shumë sesa të trajtohemi barabart sikurse vendet e tjera të rajonit e jo të dyfishohen kriteret.”

“ Prej 95 kritereve për liberalizimin e vizave, 94 prej tyre i kemi  plotësuar, ka mbetur edhe ratifikimi demarkacionit me Malin e Zi dhe për këtë jemi të vetëdijshëm që pa impelmentimin e këtij kriteri nuk ndodhë liberalizimi i vizave nga BE-ja. Ky kritër i është vënë Kosovës padrejtësisht dhe në mënyrë befasuese nga BE-ja që unë mendojë që më tëpër sesa kriter për implementim, ka qenë kurth politike nga Komisioni Evropian që ta shtyjë edhe më tutje liberalizimin e vizave për Kosovën. Prandaj mendojë se BE-ja duhet të fillojë të ndryshojë qasje në raport me Kosovën.

“Dialogu  me Serbinë  nuk ka alternativë, ndërsa forma dhe mundësitë janë çështje tjetër. Ajo që është shumë me rëndësi janë respektimi i kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të saj dhe marraveshjeve që janë në përputhshmëri me kornizën kushtetuese. 

“Unë besoj në dialog, besoj në komunikim në fqinjësi, besoj në vlerat euroatlantike, prandaj kjo është rruga që duhet ta ndjekim dhe pyetja shtrohet çka nëse nuk ka dialog, ka vetëm probleme, armiqësi, konflikte nga të cilat nuk përfiton askush.