Ushtria e Irakut ngadhënjen dhe pastron teritoret e saja nga ISIS-it në Raqa.

Publikuar në Tet. 20, 2017, 2:18 a.m.

Forcat e koalicionit të ushtrisë Irakiane së bashku me forcat Amerikane, kanë arritur të përzënë terroristët ISIS-it nga qyteti Raqqa që dikur ishte shpallur kryeqytet i të ashtuquajturit shtet islamik, raporton Daily star, përcjell “Bota sot”.

Rënia e Raqqa po shënohet si një fitore domethënëse ndaj ISIS-it, të cilët tani kanë humbur pjesën më të madhe të territorit që ata pretendonin në krijimin e të ashtuquajturit kalifat, në vitin 2014.

Eksperti i ISIS, Kyle Orton, nga Shoqëria Henry Jackson, thotë se terroristët e ISIS-it janë të zemëruar me humbjen e Raqqas dhe për këtë atë mund të kryejnë sulme terroriste në shtete perëndimore.

Orton paralajmëroi gjithashtu se luftëtarët e ISIS tani përpiqen të kthehen në Evropë për të ndërmarrë veprime terroriste, dhe sipas tij shërbimet inteligjente në perëndim po veprojnë me një vëmendje të shtuar.

Sipas tij, terroristët mund ndërmarrin ndonjë sulm në teatër apo në vend publik që frekuentohet nga shumë njerëz.