Kurdët u tërhoqën nga Kirkuku dhe Sinxhari në Irak

Publikuar në Tet. 18, 2017, 12:50 a.m.

Kurdët irakian pothuajse pa luftë u tërhoqën nga Kirkuku dhe 2000 km2 të territorit rreth kryeqytetit të krahinës po me të njëjtin emër të Irakut. U bë e qartë se Masud Barzani me fuqinë ushtarake nuk mund të mbrojë territoret të cilët ushtarët Peshmerg kurd kundër “Shtetit islamik” i kanë okupuar pas vitit 2014.

Me mijëra luftëtarë Peshmerg kurd kanë ik nga Kirkuku, pasi që  trupat e Barzanit dhe bashkëpunëtorët e tij kanë menduar që do të arrijnë të ”kolonizojnë” qytetit nën theksin se duan të mbrojnë nga terroristët e ISIS-it. Tani, luftëtarët kurd rreth 10.000 sosh ishin të shtrënguar të braktisin krahinën dhe qytetin e Kirkukut, por edhe fushat e naftës të cilët janë pronësi të kompanisë veriore të naftës. Sot është konfirmuar se forcat kurde janë tërhequr edhe nga Sinxhari në Irakun veriperëndimor, pas së cilës kontrollin e kanë marrë Jezidët lokal dhe milicitë shiite.

Portali kurd Rudaw lajmëroi se qytetin tani e kontrollojnë kryesisht forcat shiite të Hashd al Shaabit.” Peshmergët kanë vendosur të braktisin qytetin dhe hapësirat për rreth saj  në të cilët janë aktive grupet e armatosura jezide. Gjer te tërheqja ka ardhur në të njëjtën mënyrë si në Kirkuk. Pasi që forcat kurde në Sinxhar kanë rezistuar rreth 20 minuta në ballafaqim me forcat shiite dhe grupet lokale jezide, të cilët drejt qytetit janë nis nga ana lindore, Peshmergët pasi e kanë kthyer sulmin, pas urdhrit janë tërhequr.

Në maj të këtij viti, formacioni shiit Hash al Shaabi ka nis fushatën ushtarake kundër terroristëve të “ISIS-it” në këtë hapësirë dhe ka çliruar hapësirën e gjerë të Sinxharit gjer në kufirin sirian. Pas kësaj  forcat shiite kanë çliruar edhe fshatrat jezide Tal Banal, Tal Qasab, Kocho dhe Gir Azer dhe kanë dëbuar ISIS-in, milicitë YBS dhe YJS iu janë bashkëngjitur dhe kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me Erbilin. Në të vërtetë jezidët nga Kurditani irakian kanë kërkuar autonominë lokale, të cilin Masud Barzani i ka refuzuar.  Po për Bagdadin autonomia lokale për jezidët në Sinxhar nuk paraqet problem të veçantë, dhe për këtë shkak milicitë YBS dhe YJS kanë kaluar në anën e koalicionit shiit aktive në këtë rajon.

Por, formacionet ushtarake jezide kanë marrë kontrollin mbi tërë Sinxharin, pas tërheqjes së forcave kurde, pa dhunë. “Nuk ka pas dhunë dhe grupacioni jezid ka marr kontrollin pas tërheqjes së Peshmergave”, ka thënë një qytetar i Sinxharit.

Akcioni në Sinxhar është pjesë e fushatës për kthimin e të gjithë territoreve kontestuese të cilët Kurdët i kanë pushtuar pas vitit 2014, duke përfshirë Sinxharin.



Burimi : Logično