Hadithi i Mendjes Dhe i Dashurisë: Fjalimi i Dr. Gulam Husejn Ibrahimi Dinaniut - Pjesa e Parë

Publikuar në Tet. 18, 2017, 12:42 a.m.

Në artikullin që gjendet në duart tuaja, ne do të pasqyrojmë fjalimin e Dr. Gulam Husejn Ibrahimi Dinaniut. Themi se ka gjasa që ai, të ketë marrë pjesë në mbledhjet në Teheran, të zhvilluara mes dijetar Tabatabaiut dhe Henry Corbinit. Vallë a iu bashkangjitur këtyre mbledhjeve edhe Mjeshtër Mutahhari?!

Me sytë e tij hulumutues dhe ndikues, ai kërkonte që të zhbironte pothuajse përmes gjithçkaje dhe të mësonte arsyen e krijimit të universit. Shpjegimet e tij ishin sa të nxehta aq edhe tërheqëse, ndërsa prania e tij ishte drithëruese. Pas pamjes së tij të jashtme të egër dhe të shqetësuar valëvitej një det ëmbëlsie dhe bukurie. Në atë masë që pëlqente bërjen të ditur të vërtetës dhe kthjelltësisë, ai parapëlqente që të dorëzohej përpara fjalës së vërtetë dhe arsyes.

Të tëra këto dukuri, nuk janë as një cilësi më pak, e as më shumë për kërkuesin, i cili një ditë të bukur në epokën e adololeshencës së tij, i brumosur me dashurinë që kishte ndaj mësimeve, i la përgjysmë mësimet e shkollës fillore në fshatin e Dinanit, për t’iu bashkangjitur jetës së tij studentore, nën kujdesin e dijetarëve fetarë, në medresenë e diturive fetare të quajtur “Nimauerdi” në Isfahan.Për më tepër ai është njeriu, i cili kishte hyrë në një epokë të re, në mendimin dhe jetën intelektuale, duke ia dalë gjithmonë mbanë, në kapërcimin e rasteve kur pushtohej, nga ngurrimi dhe nga dashuria që ndiente ndaj një njeriu.

Mjeshtër Dinani na sjell në kujtesën tonë, dijetarët e mëdhenj të historisë sonë. Bagazhi i tij intelektual ishte aq gjithëpërfshirës dhe i thellë deri në atë masë, sa nuk mund të krahasohej me atë të qarqeve normale intelektuale të kolegëve të brezit të tij. Ai ishte një dijetar i cili jepte mësim jurisprudencën, filozofinë dhe urtësinë hyjnore dhe në fund ai bënte njëjësimin e kësaj tresheje. Për këtë arsye ai hodhi hapa për këtë treshe në udhën e ndërmjetësimit. Sipas filozofëve që e shohin besimin, argumentin dhe dashurinë, si tre fytyrat e brendshme të një trekëndëshi, shtojmë se këta janë elementët që e rrethojnë njeriun. Njëri nga këta filozofë është edhe Mullah Sadra, i cili nuk ka jetuar në një të shkuar shumë të largët.

Ibrahim Dinani në epokën e arsimimit të tij në “haudatu’l-ilmijje” (oazin e dijes ose në medresenë e dijeve), duke marrë shtysë nga orvatjet e tij kureshtare, mori mësime nga dijetarët e mëdhenj të jurisprudencës, filozofisë dhe urtësisë hyjnore duke përfituar dituri nga ata. Gjithashtu ai në atë epokë falë meritës së dijeve të tij, fitoi një vend në katedreën e oazit të dijes dhe edukoi shumë sudentë. Megjithatë të tëra këto arritje nuk ishin të mjaftueshme përt të.

Nxitja e tij me qëllimin e kryerjes së kërkimeve në horizonte dhe në mjedise të tjera intelektuale e drejtoi atë në dyert e universiteteve. Megjithatë ai asnjëherë nuk qëndroi pranë një njeriu ose një vendi të caktuar. Gjithashtu ai vijoi veprimtaritë e arsimimit dhe të edukimit. Për më tepër ai solli vepra të vyera, duke ndriçuar kështu udhën e pishtarëve të urtësisë, të cilët gjendeshin në majën e pjekurisë së epokës së tij.

Dr. Gulam Husejn Ibrahim Dinani tanimë në moshën 80 vjeç është sërish i pjekur, i gjallë dhe në një mënyrë aktive vijon të derdhë, pika urtësie për një shoqëri, e cila është e etur për ujrat e burimit të kulluar. Materialet që do të lexoni në këtë artikull, përbëhen nga dy fjalime të cilat i kemi zhvilluar, me Mjeshtër Dinanin dhe Dr. Peruiz Abbasi Dakanin, së bashku me Muhammed Xhuad Ismailin. Kemi shpresë që ky fjalim të ndriçojë udhën e udhëtarëve të mendjes, dashurisë dhe besimit.

Mjeshtër Gulam Husejn Ibrahim Dinani, erdhi në këtë botë në vitin 1333 i mërgimit islam (viti 1934 gregorian) në fshatin Dinan, i prefekturës së Isfahanit, në afërsi të ish faltores së zjarrit “Derçe”. Më pas në fshatin e tij të lindjes, ai zuri fill mësimet e shkollës fillore.

Megjithatë ai pa mbaruar mësimet e shkollës fillore, duke u nisur nga interesimi dhe vendimi i tij shkoi nga fshati Dinan në Isfahan. Në këtë qytet ai mori arsimimin në njërën nga medresetë historike të quajtur “Nimauerdi”. Në këtë medrese ai nisi studimet për morfologjinë, sintaksën, sqarimin, bukurshkrimin dhe logjikën si dhe mësimet e veprës me titull: “Lume’sh-Sherhi” (Shpjegimi i Lumes) si dhe pak jurisprudencë. Sërish në këtë medrese ai mori mësime nga profesorë të njohur si Shejh Muhammed Ali Habibabadi dhe Shejh Muhammed Hasan Nexhefabadi.

Më vonë në vitet 1954-1955, Dr. Dinani shkoi në Kum, me qëllim që të vijonte studimet e medresesë. Atje ai mësoi mësimet e “Mekasibit”, dhënies së miratimit (dersu’l-harixhi) dhe metodologjisë. Gjithashtu në këtë medrese ai mori mësime nga mjeshtra të mëdhenj si Shejh Abdulxheuad Sedhi, Fekur Jezdi, Sultani Tabatabaiu, Muxhahidi, Sejjid Muhakkik Damadi, Ajetullahu i Madh Buruxherdi dhe Imam Humejni. Këtu vlen për t’u përmendur fakti se ai ishte njëri nga studentët e përzgjedhur të dijetar Tabatabaiut.

Për vite e vite me radhë Dr. Dinani mori mësime komentimi dhe urtësie hyjnore, nga ky komentues dhe urtak i madh. Rishtas ai hyri edhe në mësimet e veprës me titull: “Esfaru’l-Erbaa” (Katër Udhëtarët), e Mullah Sadrasë, “Shifa” (Shërimi), e Ibn Sinasë dhe “Sherhu’l-Manzume” (Shpjegimi i të Renditurit), të mbajtura pikërisht nga dijetar Tabatabaiu. Më vonë Dr. Dinani duke marrë pjesë në mësimet e natës në Kum, të zhvilluara nga dijetar Tabatabiu dhe më pas duke i bashkangjitur në Teheran, Henry Corbinit ai ia doli mbanë që të shtonte dijen e tij.

Gjatë epokës së mësimdhënies së tij, Dr. Dinani ishte një dijetar fetar jashtëzakonisht kureshtar, i zgjuar dhe i suksesshëm. Për këtë arsye ai merrte pjesë edhe në veprimtaritë intelektuale të oazit të dijes. Gjatë dhënies së mësimeve të veprës me titull: “Sherhu’l-Manzume” (Shpjegimi i të Renditurit), ai mblodhi një numër të madh studentësh dhe brenda një kohe të shkurtër ai shkëlqeu në oazin e dijes.

Gjithashtu Dr. Dinani në njërën anë, teksa vijonte arsimimin e tij në oazin e dijes në Kum, duke studiuar për dijet klasike, në të njëjtën kohë ai mori diplomën e arsimit të mesëm dhe u më pas u fut në Universitetin e Teheranit. Pas marrjes së diplomës së shkollës së mesme, ai filloi punë në Ministrinë e Kulturës dhe më pas u bë sekretari i liceve të Teheranit. Më tej ai vijoi arsimimin e tij e tij të lartë duke kryer kështu edhe masterin. Dr. Dinani e përfundoi doktoraturën e tij duke zënë vendin e parë në Universitetin e Teheranit. Më vonë ai nisi mësimdhënien në Universitetin e Meshhed Rezeuiut. Si pasojë e reformës së veshjeve civile, ai nisi që të mos e vishte më, petkun e dijetarit fetar në këtë qytet. Pas një epoke të gjatë 10 vjeçare mësimdhënieje në Universitetin e Meshhedit, ai i vijoi veprimtaritë e tij arsimore në Universitetin e Teheranit.

Doktor Dinani është një shkencëtar jashtë mase mendimtar, i cili ka studiuar si në oazin e dijes, ashtu edhe në universitet, ai ka qenë pararoja e njëjësimit të oazit të dijes me universitetin. Sërish ai ka botuar nëntë studime ndriçuese, në dijen e urtësisë hyjnore, filozofisë dhe në fushat e dijeve islame. Rishtas Doktor Dinani aktualisht vijon në kryerjen e disa studimeve në instutute e studimit, krahas punimeve të hetimit dhe shkrimit, ai herë pas here vijon në mësimdhënien në Universitetin e Teheranit.

Kejhani Ferhengi, e falendron shumë të nderuarin Dr. Dinani sepse ka pranuar që të mbajë këtë fjalim. Në të njëjtën mënyrë ai u shpreh mirënjohjen edhe pjesëmarrësne të tjerë në këtë fjalim si i nderuar Dr. Dakani dhe i nderuar Muhammed Xheuad Ismaili. Ne i lutemi të nderuait Mjeshtër Dinanit që të fillojë fjalimin duke na folur për lindjen, familjen dhe arsimimin e tij.

Mjeshtër Dinani: Me emrin e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëbërësit. Unë u linda në vitin 1934 në fshatin Dinan dhe jo në Isfahan. Familja ime ishte një familje e zakonshme muslimane. Unë që në vitet e e para të fëmijërisë sime, pa mbaruar ende shkollën e mesme, nisa të ndiej një interesim ndaj dijeve fetare dhe dhënies së mësimit.

Kejhani Ferengi: Cili ishte faktori i cili iu nxiti që të shfaqni interesim në atë moshë ndaj dijeve fetare dhe ndaj nxënies së mësimit?!

I ftuari: Lërmëni t’iu citoj se në atë epokë çdo rajon kishte dijetarin e saj. Im atë shkonte dhe vinte shpesh herë tek dijetarët e rrethinave të Dinasë dhe disa herë ata vinin dhe rrinin si të ftuar në shtëpinë tonë. Sërish im atë në disa raste, zhvillonte biseda me dijetarët, duke u përqendruar në veçanti mbi dijen dhe përkushtimin e një dijetari. Këto fjalime lanë mbresa të pashlyeshme tek unë.

Dua t’iu them se më kujtohet se ndërsa isha, duke mësuar shkrim dhe lexim në shkollën fillore, tek unë patën një ndikim të jshtëzakonshëm, në njërën anë fjalët e tim eti dhe në anën tjetër shtënia në dorë e një libri. Unë e nuk e mbaj mend, se si ai libër ra në duart e mia, sepse atij libri i mungonte fillimi dhe fundi. Im atë shpesh thoshte: “Ky është një libër i vjetër të cilit iu është hequr fillimi dhe fundi”. Ashtu siç kuptohet shprehja e tij, ndikoi tej mase mbi mua, pra mbi mendjen e një fëmije i cili banonte në fshat. Madje ai libër më tërhoqi në thellësinë e tij, deri në atë masë sa ky libër më rrëmbente kohën time, duke qenë ditë e natë i zënë me leximin e tij.

Kejhani Ferengi: Amund të flisni pak për cilësitë e këtij libiri?!

I ftuari: Epo libri ishte si një kundërthënie, e përbërë nga poezi të larmishme, ndërsa autori i tij nuk ishte i qartë. Libri i lartpërmendur përmbante, ruabairat e Ebu Said Ebu Hajrit, Sehabi Esterabadit dhe një njeriu të quajtur Mirza Takiu ose Mirza Taki Kemerhaiu. Në atë epokë unë sapo kisha mësuar shkrim dhe lexim dhe nuk i njihja këta poetë. Madje disa fjalë nuk mund t’i shqiptoja drejtë ashtu siç duhet. Megjithatë unë e ndieja se këto rubaira dhe në veçanti rubairat e Ebu Said Ebu Hajrit, bartnin disa elementë të cilat patën një ndikim të jashtëzakonshëm tek unë. Krahas kësaj shtoj se ndonëse kur u rrita u njoha me Ebu Saidin, sërish unë nuk arrita ta njoh Sehabi Esterabadin, të cilin ende nuk e kam hulumtuar.

Kejhani Ferengi: Them se Dr. Dakani ishte një mjeshtër i poetëve i epokës së safeuitëve.

I ftuari: Shpreh se rubairat janë mahnitëse në çdo aspekt. Në atë epokë vura re se unë ndieja një interesim të veçantë ndaj këtyre lloj mendimeve. Më vonë mësova se këto lloj mendimesh, ishin mendime që kishin të bënin me urtësinë hyjnore. Rishtas deri në atë kohë unë nuk e dija, se si ta quaja këtë interesim timin që më kishte pushtuar. Ky interesim dhe fjalët e kristalizuara të tim eti për dijetarët se “ata janë burra të mirë”,  zgjoi thellë brenda meje dëshirën se edhe unë dua të mësoj dhe të bëhem si ata. Më pas kur drejtova pyetjen: “Në cilin vend japin mësim ata”, disa njerëz m’u përgjigjën: “Ata japin mësim në medresenë e Nimauerdit”. Si rrjedhojë unë kërkova që të shkoja në medresenë e Nimauerdit në qytetin e Isfahanit.

Prezantuesi: Vallë a nuk dolën kundër nëna dhe ati juaj ndaj arsimimit tuaj në medrese?

I ftuari: Im atë nuk tha asgjë. Ai ndonëse nuk e shihte me sy të keq, vajtjen dhe arsimimin tim në medresenë e Nimauerdit, nuk më ndihmoi ekonomikisht. Në njërën anë im atë thoshte se kjo ishte diçka e mirë, ndërsa në anën tjetër ai nuk hidhte ndonjë hap konkretisht. Bëj të ditur se ai megjithëse ishte një njeri shumë i mirë, por nuk i kushtonte shumë rëndësi fëmijëve të tij, sepse më tepër ishte i zënë me punët e tij, si një njeri që kishte shumë fëmijë. As nëna ime nuk u interesua tepër për vajtjen time, por vëllezërit e mi kundërshtuan.

Prezantuesi: Cila ishte arsyeja?!

I ftuari: Shiko tani nëse unë do të shkoja në Isfahan, atëherë do të mungonte një njeri, i cili do të kryente punët e shtëpisë. Për këtë arsye ata kudërshtuan vajtjen për arsimimin tim në Isfahan. Si përfundim unë mora vendimin, që të shkoja dhe të mësoja në medresenë e Nimauerdit në Isfahan, pa marrë parasysh pasojat, pra nëse do të më rrihnin, duke ushtruar dhunë fizike, ose nëse do të hidhëroheshin me mua. Kështu që im atë ia la si porosi, një mikut të tij në medresenë e Nimauerdit, që të kujdesej për mua dhe ai pranoi. Kur arrrita në këtë medrese, unë shkova në dhomën e tij dhe qëndrova aty së bashku me të për dy ose tri muaj. Pak më vonë ai kaloi në një dhomë tjetër dhe unë qëndrova i vetëm.

Këtu më duhet të rrefej, se pasi ndoqa mësimet pas disa muajve, unë përjetova një zhgënjim si pasojë e mjedisit dhe gjithçkaje tjetër që e rrethonte. Pastaj vura re se medreseja nuk ishte ai vend, të cilin e përfytyroja më ndryshe dhe u pendova pakëz. Megjithatë pendimi nuk më bënte dobi, sepse nëse do të ktheheha pas, kjo do të nënkuptonte se do t’i gëzoja armiqtë e mi! Si rrjedhojë ia mbusha mendjen vetes, se nëse do të kthehesha pas, pas kalimit të njëmijë e një percipecive, për të ardhur dhe për të mësuar deri këtu, atëherë kjo do të përkthehej si një pabesi! Prandaj vendosa që të qëndroj këtu, pavarësisht se si do që të shkonte puna dhe kështu qëndrova. Më pas ngadalë ngadalë, fillova të krijoj kontakte, me botën e letërsisë arabe, përkatësisht me morfologjinë, sintaksën, kuptimet dhe sqarimet e gjuhës arabe.

Prezantuesi: A mund të na thoni se kush ishin mësuesit tuaj në medresenë e Nimauerdit?!

I ftuari: Njëri nga mësuesit e mi ishte, Shejh Muhammed Ali Habib Abadiu, ndërsa tjetri ishte i ndjeri Haxhi Shejh Abbas Ali Habib Abadiu. Këta dy mësues ishin mjeshtrit e letërsisë që i mbanim si shembuj në atë epokë. Unë kam lexuar pranë tyre nje pjesë të veprës me titull: “Mugni” (Pasuruesi) si dhe veprën me titull: “Mutauuel”. Gjithashtu unë e kam studiuar edhe vëllimin e parë të veprës me titull: “Sherhu’l-Lume” (Shpjegimi i Lumes), pranë të ndjerit Mjeshtër Shejh Muhammed Hasan Nexhefabadit. Natyrisht që kisha edhe mësues të tjerë.

Prezantuesi: Cilët ishin mësimet që iu tërhiqnin më shumë vëmendjen në oazin e dijes së Isfahanit?!

I ftuari: Të them të drejtën vepra me titull: “Mutavvel” (vepra e bukurshkrimit e Taftazanit) dhe mësimet e veprës me titull: “Mugni” (Pasuruesi), kishin filluar të zgjonin tek unë, një dëshirë të madhe e cila më bënte për vete. Unë vura re se kishte diçka mahnitëse brenda diturisë së tyre hyjnore. Sigurisht që në pamje të parë këto vepra, kishin të bënin me letërsinë, morfologjinë, sintaksën, kuptimet dhe sqarimet, por sipas bindjeve të mia, ata përmbanin edhe urtësi hyjnore. Me fjalë të tjera përpara syve të mi, ishin hapur dyert e një botë të re. Pra brenda meje ishte krijuar dëshira e madhe për letërsinë. Tërësia e këtyre mësimeve, kishte zgjuar brenda meje dashurinë përletërsinë dhe sërish ia mbusha mendjen vetes se nuk ka rëndësi se çfarë vuajtjesh, do të më duhet të kaloja, gjatë epokës së shtënies së dijes,sepse këto dukuri nuk do të më largonin interesin nga këto mësime dhe doja qëtë vazhdoja përpara dhe ashtu bëra.

Prezantuesi: Pas përfundimit të studimeve në oazin e dijes në Isfahan në cilin vit dhe me çfarë mendimi shkuat në Kum?!

I ftuari: Epo patjetër që kisha dëgjuar se në Kum, gjendej një oaz dijeje edhe më i madh se sa ai ku po mësoja. Për këtë arsye për të vijuar studimet e mëtejshme, ma merr mendja ishte viti 1954-1955 kur shkova në Kum. Ndonëse kuptohet që vajtja ime në Kum, nuk shkoi pa andrralla ashtu siç ishte ajo e Isfahanit, gjithesi duke marrë parasysh, të tëra vështirësitë unë shkova në Kum.

Prezantuesi: Cilat ishin mësimet që vijuat në Kum?!

I ftuari: Unë e kisha lexuar në Isfahan, vëllimin e parë të veprës me titull:“Sherhu’l-Lume” (Shpjegimi i Lumes). Ndërsa gjatë kohës së studimeve të mia në Kum, unë lexova vëllimin e dytë të kësaj vepre, si dhe veprën me titull: “Resail” (Shpalljet).

Prezantuesi: Në cilin bosht lëviznin mbledhjet tuaja të natës me dijetar Tabatabaiu.

I ftuari: Në këto mbledhje shqyrtoheshin çështje të thella filozofike dhe dua të shtoj se mësimet e shqyrtuara këtu, nuk ishin mësime të zakonshme filozofike dhe të urtësisë hyjnore. Mësimet që shtjelloheshin gjatë këtyre mbledhjeve ishin “harixhu’l-felefe” dhe “harixhu’l-irfani” (tajtimi i çështjeve në shkallën e dhënies së miratimeve përmbante dhe anë qortuese, termi “harixhu’d-dersi” nënkupton ekstraktin e mësimeve dhe është emri teknik i shkallës përpara shkallës së dhënies së miratimit).

Për më tepër unë lexoja një gamë të gjërë lëndësh, duke nisur që nga “Mekasib” dhe deri tek “Sutuhu’l-Kifaje”. Për njëfarë kohe unë lexoja edhe jurispruencë edhe metodologji dhe ndoqa seancat e “harixhu’d-dersi” (ekstraktit të mësimeve). Në këtë mënyrë unë i kisha dhënë një kuptim udhës sime. Ashtu siçe dini edhe ju oazi i dijes së Kumit është i një det dijeje. Gjatë qëndrimit tim në oazin e dijes në Kum, brenda meje u sendërtua edhe një ngurrim i dytë.

Pohoj se edhe pas leximit, mësimit  dhe studimit tim të këtyre mësimeve, unë endjeva se ende kisha mangësi dhe të meta në studimet  mia dhe se e tërë njohuria nuk mund të ishte vetëm kaq. Unë i thashë vetes se kjopra na qenka jurisprudenca. Sado që t’i lexosh këto mësime s aq më shumë do të përmirësohesh, por prapëseprapë kaq është nuk ka metepër se kaq dhe se këto janërregullat e dijes së metodologjisë.

Unë e ndjeva se kishte diçka përtej këtij rrethi e cila nuk ndodhej brenda tij, porgjithsesi nuk e dija se çfarë ishte. Sqaroj se studentët e asaj epoke ishn tëthjeshtë. Ndërsa studentët e ditëve të sotme ndonëse nuk janë të thelluar në dije, sa studentët e së shkuarës, e megjithatë janë më të larmishëm në dijet e tyre.

Lërmëni t’iu kumtoj se në atë epokë, unë kisha lexuar pjesë të ndryshme të veprës me titull: “Sherhu’l-Manzume” (Shpjegimi i të Renditurit). Dua t’iu them se natyrisht fama e madhe e dijetar Tabatabaiut ishte përhapur edhe në Kum. Unë hyja në mësimet e tij dhe në ato të veprës me titull: “Esfar” (Udhëtarët) (veprës me titull: “Esfaru’l-Erbaa” (Katër Udhëtarët) e Mullah Sadrasë). Teksa ndiqja rregullisht mësimet e tij, vura re se fjalë e djetarët Tabatabauiut, ishin shumë të ndryshme nga ato të të tjerëve. Kjo është arsyeja kryesore që ngurrimi im i dytë, u shndërrua në një dashuri dhe në një dëshirë të thellë. Kjo dashuri e re, i drejtohej dashurisë së filozofisë dhe personalitet të dijetar Tabatabaiut. Ashtu siç e keni vënë re edhe ju, gjatë jetës sime të studimeve, disa herë hasja në ngurrime dhe përsëri një dashuri e re më zvarriste nëpër vijimin e udhës sime.

Prezantuesi: Ju merrnit pjesë vetëm në dy mësimet e dijetar Tabatabaiut apo merrnit pjesë edhe në mësimet e tjera të tij?!

I ftuari: Unë fillimisht merrja pjesë, në mësimet e tij të veprës me titull: “Esfar” (Udhëtarët). Më pas si pasojë e shtimit të shtypjeve, me udhëzimin e Ajetullahut të Madh Buuxherdit këto mësime morën fund dhe në vendin e tyre, ai nisi dhënien e mësimeve të veprës me titull: “Shifa” (Shërimi) e Ibn Sinasë. Sigurisht që unë isha studenti i dijetar Tabatabaiut edhe pas mbarimit të mësimit.

Më pas dalëngadalë kur ky i fundit, filloi mësimet e natës edhe unë iu bashkangjita atyre. Këto ishin mësime që mbaheshin në lëvizje dhe zhvilloheshin dy herë në javë në shtëpi të ndryshme. Në këto mësime merrnin pjesë studentë, sa që numëroheshin me gishtat e një dore. Si fillim miqtë e mi të ngushtë, shkonin në këto mësime dhe më vonë ata bënë të mundur, që dijetar Tabatabaiu të më njihte edhe mua. Në atë epokë nëse dikush kishte dëshirë, që të merrte pjesë në një mësim kaq të veçantë, duhej që dikush që merrte pjesë në atë mësim, t’ia prezantonte dhe t’iakëshillonte studentin që kisht dëshirë dijetarit. Nëse ky i fundit pranonte vetëm atëherë studenti mund të merrte pjesë në mësimet e tij. Kështu që edhe unë u këshillova për pranim nga njëri nga miqtë e mi dhe dijetari tha që mund të vija.

Prezantuesi: Ashtu siç përshkruat edhe ju ky ishte ai libri i cili përmbante rubairat me urtësi hyjnore i cili ishte rrënjosur në trurin tuaj që në fëmijëri?.

I ftuari:Po. Kjo është e vërtetë, sepse ishin pikërisht këto poezi dhe gjithçka tjetër që kisha lexuar dhe mendoja se po i rendja pas.

Prezantuesi: Cila ishte tema e mësimeve të natës të dijetar Tabatabaiut?!

I ftuari: Në këto mbledhje shqyrtoheshin çështje të thella filozofike dhe dua të shtoj se mësimet e shqyrtuara këtu, nuk ishin mësime të zakonshme filozofike dhe të urtësisë hyjnore. Mësimet që shtjelloheshin gjatë këtyre mbledhjeve ishin “harixhu’l-fikh” (ekstrakti i jurisprudencës) dhe metodologjia e tij. Megjithatë në dallim nga një mësim, mbi filozofinë dhe urtësinë hyjnore, pra pavarësisht se ne nuk kishim ndonjë mësim fiks me emrin “harixhu’l-felsefe” (ekstrakti i filozofisë) dhe “harixhu’l-irfani” (ekstrakti i urtësisë hyjnore), në të vërtetë mësimet tona në mbledhjet e zhvilluara, kishin të bënin pikërisht me këto dy tema. Shtoj se këto mësime vijuan për vite e vite me radhë.

Prezantuesi: Ju keni qenë për vite të tëra në kontakt me dijetar Tabatabaiun. A mund të na shpjegoni pak për cilësitë e tij vetjake dhe personalitetin e tij?

I ftuari: Natyrisht. Miqtë e mi kur bëjnë fjalë për dijetar Tabatabiun, më tepër shpalosin anën e tij filozofike, të urtësisë hyjnore, komentimin dhe asketizmin e tij. Megjithatë ata lënë pa përmendur më kryesoren anën liberale të dijetarit. Unë e kam parë shumë pak anën e tij tek dijetarët e tjerë. Madje mund të them se mbase nuk ekam parëaspak deri më tani. Për hir të vërtetës duhet të them, se unë nuk kam parë asnjeri, që të jetë mendimtar si dijetar Tabatabaiu.

 Besomëni sepse unë po iu flas si një njeri që e ka parë botën perëndimore dhe e njeh shumë mirë filozofinë perëndimore. Madje shkoj deri aty sa të pretendoj, se në filozofinë perëndimore, nuk gjendet asnjë filozof më mendimtar se sa dijetar Tabatabaiu. Mos e shihni fjalën time si një ekzagjerim. Ajo që dua të nënvizoj është fakti, se në mjediset e përgjithshme publike, ai u pëmbahej pamjes së jashtme të lëndëve dhe u qëndronte strikt atyre, pra në pamjen e dukshme ai u jepte kuptim atyre që thoshte.

Megjithatë në mjedise të veçanta, ai ishte një dijetar i lirë dhe i pavarur, i cili i studionte çështjet në një liri të plotë, sepse ai u besonte bashkëbiseduesit të tij. Mësimet e dijetar Tabatabaiut ishin shumë joshëse për mua dhe kjo joshje nuk mbaroi kurrë. Unë përfitovashumë nga këto mbledhje. Më duhet ta rrëfej se ishte njëra nga aventurat e mia të jetës studentore.

Dr. Dakani: Mjeshtër a mund t’iu pyesim se ku u njohët me Mjeshtër Mutahharin?!  Keni marrë mësime të përbashkëta me të?!

I ftuar: Sigurisht që të tërë e njihnin dëshmor Mutahharin. Studentët e njihin këtë të fundit, si një njeri të virtytshëm, ndërsa ne ilexonim veprat e tij. Por ai ishte në Teheran, ndërsa ne ishim studentët e dijetar Tabatabaiut në oazin e dijes në Kum. Kumtoj se duke u mbështetur në faktin se dëshmor Mutahhari, nuk gjendej në qytetin e Kumit në të epokë, unë nuk arrita që të bëhesha studenti i tij. Pormë pas ndonëse shkova në Universitetin e Teheranit, në të cilin ai ishte profesor, unë nuk mora mësime nga ai. Në atë epokë tre figura, jepnin mësim në Universitetin e Teheranit. I pari ishte Mjeshtër Mutahhari, i dyti ishte Dr. Melikshahi dhe i treti ishte Xheuad Muslihu.Në shumicën e mësimeve tëmia hynte Dr. Xhuad Muslihu, madje ai u bë edhe këshilltari i tezës sime të doktoraturës.

Kejhani Ferhengi: Ju cekët se keni lexuar veprat e Mjeshtër Mutahharit. Cilat vepra të tij kenilexuar në atë epokë?!

I ftuari: Në këtë çast nuk mund t’i kujtoj të tëra., mgjithatë unë kam lexuar artikujt e tij. Për më tepër kam lexuar dheshënimet e tij të shkruara në veprën me titull:“Mebadiu’l-Felsefe ue Usulu’l-Ihkaki” (Parimet e Filozofisë dhe Metodologjia e Realizimit).

Prezantuesi: Me sa duket edhe Mjeshtër Mutahhari merrte pjesë në mësimet natës të zhvilluara nga dijetar Tabatabaiu ashtu siç cituatapo jo?!

I ftuari: Po kjo është e vërtetë, megjithatë dijetar Tabatabaiu, kishte krijuar turne të ndryshme në mbledhjet e tij të natës. Mjeshtër Mutahhari ishte në turnin përpara nesh dhe merrte pjesë në të.

Prezantuesi: A ishte metoda juaj e mësimit me dijetar Tabatabaiun në këndvështrimin e e përmbajtjes së mësimit paraardhës dhe atij pasardhës?!

I ftuari: Jo mënyra e mësimit dhe vijimësiae tij kishin ndryshuar në kohën tonë. Shpjegoj se mësimet përpara nesh, më tepër ishin të përqendruara, drejt shqyrtimit të çështjes së marksizmite cila ishte në rend të ditës. Por në epokën tonë ajo çëshje ishte mbyllur. Kështu që më tepër shtjelloheshin çështjet e filozofisë së asaj epoke. Ne kishim mundësi që ti kalonim përpara mësimetdhe më pas trajtonim çështjet që na interesonin dhe u jepnim përgjigjie.

Prezantuesi: Vallë a janë shkruar dhe botuar mësimet e atyre netëve?!

I ftuari: Mbaj mend se secili nga ne mbante shënime në ato mësime. Megjithatë zyrtarisht nuk është botuar asgjë. Madje edhe unë kam mbajtur shënime por nuk i kam botuar.

Prezantuesi: Cilët nga figurat e shquara iu kujtohen në ato mësime?!

I ftuari: Më kujtohet si sot që i nderuar Hsanzade Amuli dhe i nderuar Xheuad Amuli merrnin pjesë në ato mësime.

Prezantuesi: Ka gjasa që ju t’iu jeni bashkangjitur edhe mbledhjeve në Teheran, me dijetar Tabatabaiun dhe Henry Corbinin. A merrte pjesë edhe Mjeshtër Mutahari në ato mbledhje?!

I ftuari: Po në fakt në ato mbledhje, ndonjëherë merrte pjesë edhe Mjeshtër Mutahhari por nuk vinte rregullisht. Ne përshëndeteshim me njëri-tjetrin dhe ai më respektonte maksimalisht. Kur unë shkoja në Teheran, herë herë takohesha dhe këshilloheha me të.

Prezantuesi: A mund të themise ju keni ecur pothuajse në të njetën linjë me atë të Mjehtër Mutahharit?

I ftuari: Po por këtu ka një dallim. Aj që dua të shpalos është fakti, se ai nuk kishte kaluar në fazat e universitetit, por kishte shkuar në një linjë tjetër. Pra ai nuk kishte hyrë në universitet dhe nuk kishte marrë një diplomë nga aty.

Dr. Dakani: Mjeshtër a keni marrë mësim nga Imam Humejni (m.m.t.)?!

I ftuari: Po kam marrë. Në epokën e qëndrimit tim në oazin e dijes në Kum, unë kam marrë mësime nga ai në fushën e jurisprudencës, metodologjisë dhe “dersu’l-harixhit” (ekstraktit të mësimit)për afërsisht dhjetë vite të plota.

Kejhani Ferhengi: A keni përfituar ndopak nga mësimet e filozofisë dhe të urtësisë hyjnore të imamit?!

I ftuari: Në epokën tonë imami, jo vetëm që nuk fliste, në mënyrë të prerë për filozofinë, por as që e hapte gojën për këtë çështje.

Dr. Dakani: Përse?!

I ftuari: Imami si pasojë e disa shkaqeve të ditura i kishte lënë këto dy mësime. Ne disa herë nëpër festa ashtu siç shkonim për vizitë, në shtëpitë e mësuesve të tjerë, shkonim edhe në shtëpinë e Imam Humejnit. Në shtëpinë etij ne ndonjëherë kryenim një mashtrim të lig, për të siguruar që imami ta ndiente për detyrë, shpjegimin e çështjeve filozofike dhe atyretë urtësisëhyjnore. Ne ngrinin dyshime megjithatë edhe kur ne i shprehnim këto çështje imami na vështronte në fytyrë dhe mbetej tërësisht i heshtur, duke mos thënë asnjë fjalë. Por kur ne flisnim për sa i përket çështjeve, që kishin të bënin me jurisprudencën dhe metodologjinë e saj, atëherë ndryshonte puna, sepse ai çelej ndërhynte dhe na i sqaronte.

Kejhan Ferhengi: Tani besoj se u ka adhur radha profesorevë tëtjerë. Vallë a do të kishit mundësi që të na flisnit edhe për profesorët e tjerë në Kum?!

I ftuari: Ka shumë mundës që unë kam marrë pjesë, për pesë ose për gjashtë muaj, në mësimet e Ajetullahut të Madh Buruxherdit në Kum. Mësimt e tij ishin të mbushur nga masa të mëdha studentëshdhe na merrnin shumë kohë. Pushimet mes mësimeve ishin të shpeshta, sepse gjendja e tij shëndetësore sa vinte e përkeqësohej. Theksoj se në atë epokë kishte pak mjeshtra në oazin e dij në Kum. Fjala vjen aty ishte i pranishëm i nderuar Muhakkik Damadi, i nderuar Sheriatmedari, i nderuar Golpajigani dhe sigurisht Imam Humejni (m.m.t.). Unë e kam studiuar filozofinë pranë dijtar Tabatabaiut, natyrisht që gjendeshin edhe profesorë tëtjerë.

Dr. Dakani: Akeni marrëmësim nga Mjeshtër Refii Kazuini?!

I ftuari: Po kjo është e vërtetë, sepse në ato vite, kureshtja më shtynte që të shkoja dhe të merrja mësim edhe nga ai. Unë kisha dëgjuar se Refii Kazuini, ishtë një filozof i madh dhe se ndodhej në Kazuin. Për tre katër vite rresht, kur kisha pushimet verore, në oazin e dijes në Kum shkoja pranë tij.Gjatë verës së viteve 1340-1345 unë shkoja tek ai përgjatë pushimeve verore. Më pas ai erdhinë Teheran dhe unë ndonëse në fillim shkova pë ta takuar më vonë nuk vajtja më.

Dr. Dakani: Cili është mendimi juaj për dijen e tij?!

I ftuari: I nderuarRefii Kazuini, zotëronte njohura të gjëra, mbi veprate Mullah Sadrasë dhe në veçanti të asaj me titull: “Esfarul-Erbaa” (Katër Udhëtarët). Për më tepër stili dhe oratoria e tij ishin shumëtë bukura. Megjithatë atij i mungonte një e njëmijëta, e mendimit të lirë që kishte dijetar Tabatabaiut. Shënimet e tij ishin të kriterit të një dijetari musliman. Gjithashtu edhe dijetar Tabatabaiu, ishte një dijetar musliman. Pavarësisht kësaj Refii Kazuini, nuk mund të pyetej për vepra të tjera, përveç veprave të Mullah Sadrasë.

Dr. Dakani: Mjeshtër sipasmendimit tuaj a nuk është e mundur që dijetar Tabatabaiu të ketë fuqizuar mendimin e tij të lirë duke krijuar kontakte me profesorët e tjerë në universitet?! Ndërsa Refii Kazuini nuk ishte asnjë kontakt me profesorët e universitetit.

I ftuari:Kjo është një pyetje e bukur. Nuk ka dyshim, se nuk mund të thuhet, se ai nuk kishte ndikim aspak. Por dijetar Tabatabaiu, ia dilte mbanë që të krijonte kontakte me profesorët e universitetit, duke u nisur pikërisht sepse ai ishte një mendimtar i lirë. Megjithatë edhe mund të mos krijonte. Ai duke qenë pikërisht një mendimtar i lirë, nuk ngurronte që të krijonte kontakte, me mendimtarët perëndimorë dhe madje i cilësonte këto kontakte si një diçka shumë pozitive. Natyrisht nuk mund të mohoj se edhe këto kontakte, kanë patur ndikim në të qenit më të lirë në mendimin e tij.

Kejhani Ferhengi: Nëse do të vështronim me kujdes interesimin e dijetar Tabatabaiut me profesorin e tij të ndjerë Sejjid Ali Gaziun, atëherë mund të thuhet se këtë mendim të lirë dijetar Tabatabaiu e ka përvetësuar pikërisht nga profesori i tij Sejjid Ali Gaziu.

I ftuari: Po edhe ky mund të jetë shkaku. Dijetar Tabatabaiu ishte një urtak, i cili kishte një aureolë prej urtaku. Ne duhet t’ua shtojmë këtë arureolë prej urtaku edhe cilësisë së mendimit të tij të lirë. Këto cilësi janë të lidhura pak edhe me personalitetin e njerëzve.

 

Vijon...



Burimi : Medya Şafak