Putini do të vizitojë Iranin në fund të vitit

Publikuar në Tet. 16, 2017, 10:57 p.m.

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin do të bëj një vizitë zyrtare në Teheran deri në fund të vitit 2017,  kështu tha të enjten Këshilltari i Rusisë për Çështjet Ndërkombëtare, Yury Ushakov.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse Itar-Tass, takimi trepalësh mes kryetarëve të shteteve nga Irani, Rusia dhe Turqia do të mbahet në Teheran para fundit të vitit 2017 në praninë e kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin.

Data e saktë e takimit trepalësh ende nuk është caktuar.

Takimi i parë trilateral midis Iranit, Rusisë dhe Azerbajxhanit u mbajt në vitin 2016 në Baku të Azerbajxhanit.

Kryetari Vladimir Putin  dhe kryetari Hassan Ruhani u takuan nëntë herë në Iran, Rusi dhe në periferi të tubimeve ndërkombëtare.



Burimi : IRNA