A po heq dorë nga ideologjia vehabite Arabia Saudite

nga Mohamed al-Najjar | Publikuar në Tet. 16, 2017, 3:01 a.m.

Arabia Saudite ka larguar nga vendet  e tyre të punës mijëra imam nga xhamitë për shkak të radikalizmit, ka konfirmuar ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite Al-Jubeir.

Me deklaratën  e tij kontraverse se  shteti i tij i ka përjashtuar mijëra imam nga xhamitë saudite për shkak të mbështetjes së radikalizmit, ministri saudit i punëve të jashtme Adel al Jumeir ka hap derën për pyetjen: apo heq dorë Arabia Saudite nga ideologjia vehabite të cilës shteti gjer tani i ka dhënë legjimitet të plotë? Al Jubeiri këtë deklaratë befasuese e ka dhënë për televizionin rus Russia 23, të cilën e ka përcjell edhe agjencioni shtetëror rus TASS para disa ditësh. Me këtë rast ai ka deklaruar se shteti i tij i ka zëvendësuar nga funksioni i imamit në xhami mijëra imam për shkak të radikalizmit dhe se shtetit po punon në modernizimin e sistemit të vet arsimor ashtu që të evitojë mundësinë e interpretimit të gabuar të teksteve të shenjta. Zyrtari saudit ka arsyetuar se këto vendime vijnë në kuadër të luftës kundër ideologjisë radikale.”Nuk do të lejojmë askujt të përhapin ideologjinë e urrejtjes, as  të financojë këtë lloj të ideologjisë apo terrorizmin. Qasja jonë në zgjidhjen e këtij problemi  është shumë e rreptë”, ka deklaruar Al-Jubeir.

Deklarata e Al-Jubeirit ka shkaktuar polemikat të gjera në rrjetat sociale, pasi që kjo është deklarata e parë e këtij lloji dhe se Arabia Saudite më herët nuk ka paralajmëruar  kurrfarë plane për zëvendësimin e imamëve të cilët kanë bërë thirrje në radikalizëm dhe terrorizëm. Gjersa shfrytëzues të caktuar të rrjetit social Twitter përshëndesin këtë veprim, të cilën e  shohin si përmirësime të gabimeve të cilët zgjasin me dekada, gjersa të tjerët i kanë përshkruar si shpallje luftë  natyrës konservative të shoqërisë saudite. Disa komentues në komentimet e tyre i kanë krahasuar ngjarjet në Arabinë Saudite me atë që me fenë islame ka bërë themeluesi i shtetit modern turk, Kemal Ataturk.

Por, analistët e ndërlidhin këtë vendim saudit me deklaratën e sekretarit shtetëror amerikan Rex Tillerosn para disa javësh se Washingtoni ka nënshkruar marrëveshje sekrete me Arabinë Saudite  për revidimin e programeve arsimore të cilët e arsyetojnë”ideologjinë terroriste”. Njashtu, vendimi ka pasuar pas disa muajsh të suspenzionit të punës së Këshillit për urdhërimin e të mirës dhe largimit të së keqes dhe të kufizimit të rolit të institucioneve fetare në shtet nëpërmjet sulmeve në fetvat e shumta(dekret juridike) prapa të cilëve kanë qëndruar zyrtarët saudit me dekada. Në rastet më të njohura bëjnë pjesë edhe shfuqizimi i fetvasë me të cilin femrave iu ndalohej vozitja e automjeteve.

Vendimi për zëvendësimin e dijetarëve fetar është sjell në kuadër të ndryshimeve të mëdha të cilët po ndodhin në shoqërinë saudite, në të cilin hynë edhe zbutja e kufizimeve për organizimin e festave muzikore. Më herët ngjarjet e këtilla organizoheshin në forma të mbyllur, por tani edhe kjo  ka ndryshuar, në kuptim të organizimit të kremtimeve publike në të cilat po vijnë edhe gjer te përzierja e meshkujve dhe femrave, gjë që po bie në kundërshtim të haptë me traditat saudite. Kjo më së miri ilustrohet në shembullin e kremtimit të ditës kombëtare të Arabisë Saudite nga muaji kaluar pas së cilës kanë pasuar reagime të vrullshme në rrjetet sociale të cilët gjer në ditët e sotshme nuk janë  ndalur.

Krahas tregimit për zëvendësimin e zyrtarëve fetar po vazhdon edhe zbatimi i fushatës së burgosjes të dhjetëra imamëve të cilët kryesisht kanë promovuar idetë reformiste dhe kanë qenë kundër radikalizmit. Predikuesit e caktuar të cilët pushtetarët saudit i kanë burgos, ishin të ekspozuar sulmeve të zyrtarëve fetar të afërt me strukturat qeveritare. Në kohën kur Al-Jubeir përpiqet të plasojë këtë vendim si konfirmim i drejtimit të vendosur të shtetit të tij që të kundërshtoj atë që quhet terrorizmi dhe radikalizmi, ekzistojnë edhe ata të cilët këto veprime i shohin si pranim se shteti i tij ka dhënë mbështetje”ideve radikale” të cilët i ka përhap jo vetëm në Arabinë Saudite, por edhe në pjesët e ndryshme të botës nëpërmes qendrave dhe predikuesve të cilët i ka financuar pikërisht Arabia Saudite.

Revista Wall Street Journal ka publikuar në gusht se Arabia Saudite shpenzon afër 4 miliard dollar në vit për përhapjen e doktrinës vehabite në botë, duke treguar me dhjetëra qendra të lidhur me ambasadat saudite në të gjitha kontinentet. Nga ana tjetër eksperti për drejtën ndërkombëtare Anwar Malik konsideron se deklarata e Al Jubeirit flet për vendosmërinë e Arabisë Saudite në luftë kundër ideve radikale. Në programin e Al Jazeerës “Ma wara al-khabar” e cila është edituar të martën në mbrëmje, ka deklaruar  se informata e Al Jubeirit për lirimin e mijëra imamëve nuk paraqet numër të madh në shtetin i cili ka afro njëqindmijë xhami, në të cilin punojnë me qindra mijëra predikues.

Megjithatë, opozitari saudit Yahya Assiri konsideron se deklaratat e shefit të diplomacisë saudite janë të barabartë  me atë të pranimit se shteti i tij është përgjegjëse për radikalizëm dhe terrorizëm, posaçërisht kur bëhet fjalë për shërbyes fetar dhe predikuesit të cilët pushtetarët saudit i kanë vendosur në funksione, i kanë paguar ata, bile edhe i kanë përgatitur fjalimet për hytbet (ligjëratat) e rregullta javore ditën e xhumasë. Assiri në programin e njëjtë e ka akuzuar Riadin se vazhdon”tregtinë me terrorizmin”, të cilën e ka përshkruar.” Dhimbshëm është të dihet se populli gjithmonë është viktimë. Kur qeveritarët saudit përpiqen të promovojnë veten ose të prezantohen  para botës, dhe kur flasin se ata janë ruajtës paqes, ndërsa popullin e vet e përshkruajnë si terroristë dhe radikal. Është e njohur se ky terrorizëm vjen nga strukturat qeveritare, idetë e tyre dhe zbatimit të represionit, vrasjeve he burgosjeve të cilët qeveritarët saudit vazhdojnë të zbatojnë kundër të gjithë atyre që flasin kundër mendimit të tyre”, ka deklaruar Assiri.

Dr.Ahmad al Rajsuni, zëvendës kryetari i Asociacionit botëror të dijetarëve mysliman, konsideron se Arabia Saudite kalon”në gjendje të konfuzionit total në politikën e saj të brendshme dhe të jashtme”. Al Rajsuni ka thënë se ky konfuzion manifestohet në ”marrjen e vendimeve, politikave dhe planeve sekret, pasi që kurrë nuk sqarohet, e as që opinioni përgatitet për këtë”. Konsideron se këto vendime vijnë në përputhje me deklaratën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Washington Jusuf al Otaiba se shtetet të cilët i kanë vendosur bllokadë Katarit punojnë në tranzicionin e shoqërive të tyre ndaj rregullimit sekular.

Njashtu ka thënë se largimi”i ushtrisë së shërbyesve fetar”, dhe akuzave se ata kohë të gjatë kanë promovuar radikalizmin dhe terrorizmin pikërisht” pranimi indirekte se Mbretëria saudite ka tubuar ushtrinë radikale e cila dominon në sistemin arsimor, formojnë mentalitet dhe atë eksportojnë në botën islame”. Prandaj Al Rajsuni shtron pyetje se mbretëria a do të kërkoj falje botës për të gjitha të këqijat që ka shkaktuar kjo ideologji vehabite të cilën dekada me radhë e ka promovuar dhe përhapur jo vetëm në Arabinë Saudite por edhe në botë.

Vëzhguesit pajtohen se procesi i transformimit të thellë të cilin Arabia Saudite ka filluar në politikën e saj të brendshme dhe të jashtme  është ngushtë e lidhur me atë që flasin mediat perëndimore kur flitet për transformimin e pushtetit nga mbreti Selman bin Abdyl Azizin tek i biri i tij, princi Muhamed bin Selmanin.



Burimi : Al Jazeera