Fituesit e Garës së Ashures u nderuan në Filipine

Publikuar në Tet. 15, 2017, 3:18 p.m.

Fituesit e garave të titulluar "Ashura Përmes Artit" u nderuan në një ceremoni në Qendrën Kulturore të Iranit në Manila të Filipineve.

Garat u mbajtën për studentët e universitetit nga Shoqata e Miqësisë Iran-Filipine në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Iranit.

Më shumë se 100 studentë nga universitete të ndryshme të Filipineve morën pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimeve.

Duke iu drejtuar ngjarjes, atasheu kulturor Iranian, Muhammed Xhafarimalek tha se konkurrenca kishte për qëllim nxitjen e studentëve të universitetit për të mësuar rreth kulturës së Ashures.  

Ai vuri në dukje se në Islamin Shia, mesazhi i Ashures është trimëria dhe Promovimi i Virtytit dhe Parandalimi i të Këqijave, Veseve.

Muhammed  Xhafarimalek tha se një garë e tillë mbi kulturën e Ashures dhe kryengritjen e Imam Husseinit (a.s.) do të mbahet në universitetet e  Manilal në vitin e ardhshëm.

Kumtesat e përzgjedhura të paraqitura në garat e këtij viti janë vënë në shfaqje në Qendrën Kulturore të Iranit.



Burimi : IQNA