Arabia Saudite vazhdon komplotet kundër Frontit të Qëndresës

Publikuar në Tet. 15, 2017, 3:16 p.m.

Delegacioni për koordinimin e partive të Libanit ka deklaruar se deklaratat e fundit të Thamer Al-Sabhan, ministri këshillues i Arabisë Saudite për çështje të Gjirit Persik, janë vazhdim i politikës së regjimit të Al Saudëve  kundër Frontit të Qëndresës.

Agjencia e Lajmeve Fars njoftoi se Delegacioni për koordinimin e partive të Libanit  ka deklaruar se thirrja e Thamer Al-Sabhan për formimin e një koalicioni kundër  Qëndresës Islamike Libaneze (Hizbullah) si dhe mirëpritja e tij ndaj sanksioneve kundër  ‘Hizbullahut’, i bënë edhe më të kthjellta  qëndrimet armiqësore të Arabisë Saudite.

Ky qëndrim i ministrit saudit tregon se sunduesit e regjimit Al Saud po vazhdojnë komplotin kundër Frontit të Qëndresës për të penguar shtrirjen e ndikimit të qëndresës  dhe aleatëve të tij, ndërkohë që kjo është një politikë që siguron vetëm interesat e Uashingtonit dhe të Tel Avivit.



Burimi : Fars News Agency