Izraeli nuk mund të hyjë në luftë të armatosur me Hizbullahun

nga Tahir Mahmud | Publikuar në Tet. 14, 2017, 1:12 a.m.

Në shtator të vitit 2017, ish-kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Yaakov Amidror e ka vërtuar në mënyrë të tërthortë këtë të vërtetë gjatë një interviste të tij për Radion Ushtarake të Izraelit. Amidror është shprehur se: “Ne nuk ndërhyjmë në dilemën se kush do të sundojë në Damask; problematika jonë qëndron në faktin sesa përforcohet nga kjo situata e Iranit dhe Hizbullahut në rajon.

Përgjatë disa javëve të fundit, mediat e korporatave kanëmbushur hapësirat e tyre mediatike me spekulacione të pafundmetëe luftës së mundshme tëdrejtpërdrejtë se lëvizjes islame libaneze të rezistencës, Hizbullahut dhe regjimit sionist, Izraelit. Përpara se të bëhet ndonjë analizë në lidhje me e realiteteve të llojit të luftës që mund të ndodhë në terren mes Hizbullahut dhe sionistëveështë mëe rëndësishme të theksohen disa realitete të padiskutueshme që duhet të bëhen të ditura për të gjithë.

Pikë së pari, mbi të gjitha duhet të jemi të vetëdijshëm se Izraeli nuk mund të përballojë një konfrontim të drejtpërdrejtë me Hizbullahun. Në maj të vitit 2017, një ish-ambasador i Izraelit pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ron Prosor ka shkruar për Wall Street Journal se “Hizbullahu akualisht është 10 herë më i fuqishëm se sa ishte në luftën e vitit 2006”, dhe se “struktura ushtarake ka ndikueshmëri në gjithë Libanin.” Në vitin 2016, ushtria sioniste dështoi në përmbushjen e shumicës së objektivave të saj ushtarake dhe politike në luftën e agresionit që e kiste filluar vetë kundër Hizbullahut.

Pikë së dyti, duhet të jemi të vetëdijshëm se të gjithë mashtrimet e bëra nën slloganin e “revolucionit sirian” janë orkestruar për të dobësuar Iranin islamik dhe aleatët e tij strategjik në kufijtë e Palestinës që gjendet nën pushtimin izraelit. Në shtator të vitit 2017, ish-kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Yaakov Amidror e ka vërtuar në mënyrë të tërthortë këtë të vërtetë gjatë një interviste të tij për Radion Ushtarake të Izraelit. Amidror është shprehur se: “Ne nuk ndërhyjmë në dilemën se kush do të sundojë në Damask; problematika jonë qëndron në faktin sesa përforcohet nga kjo situata e Iranit dhe Hizbullahut në rajon. Teatri aktual që luhet në Siri, ashtu siç tashmë e kanë pranuar haptazi edhe armiqtë e ka shndërruar Hizbullahun në një fuqi politike dhe ushtarake në gjithë rajonin.

Duke marrë parasysh realitetet që rreshtuam më lart, arrijmë në përfundimin që nuk ekziston asnjë mënyrë që sionistët të provokojnë një luftë të drejtpërdrejtë ushtarake me Hizbullahun. Megjithatë,pavarësisht të këtyre realiteteve regjimi sionist do të vazhdojë që të ushtrojë presion mbi këtë lëvizje të rezistencës arabo-islamike. Ky presion do të përbëhet kryesisht nëpërmjet sabotimit politik kundër PR-it (marrëdhënive me publikun) të Hizbullahut dhe nëpërmjet sulmeve ajrore në Siri për të shpëtuar imazhin e tyre, por edhe këto mund të mos jetë e mundur që t’i vazhdojnëpër një kohë të gjatë.

Duke qënë se, Izraeli dhe NATO e humbën luftën e nxitur qëllimisht nga jashtë në Siri, për Izraelin tashmënuk ka mbetur asgjë asnjë mundësi strategjike apo konkrete që tëndërhyjë në ndikimin politik dhe ushtarak të Hizbullahut. Pyetja është se si lëvizja e rezistencës do t'i përgjigjet provokimeve sioniste. Natyrisht askush jashtë lëvizjes nuk e di përgjigjen e vërtetë, por mund të bëhen disa paramendime të caktuara.

Në janar të vitit 2015, kur Izraeli vrau disa luftëtarë të Hizbullahut në Siri pranë territorit të Kodrave të Golanit, Hizbullahu u hakmor duke eliminuar një milici sioniste të vendosur në Fermat Shib'a (territori libanez i cili aktualisht ndodhet nën pushtimin izraelit). Sionistët nuk guxuan që t’i përgjigjen këtij sulmi. Një situatë e këtillë reflekton qartë faktin se izraelitët nuk mund të përballojnënjë luftë të drejtpërdrejtë me Hizbullahun.

Që nga ajo ditë dhe deri më tani, Izraeli i ka siguruar në disa raste të ndryshme mbrojtje ajrore forcave vehabiste në Siri dhe është përpjekur që sulmet e tijajërore vetëm për shfaqje kundër Hizullahut, t’i parashtrojë para publikut si një goditje të rëndësishme kur Hizbullahut. Një lëvizje e këtillë pati një ndikueshmëri shumë të ulët në terren dhe aktualishtregjimi sionist po përballet me një situatë të komplikuarë politike.

Nëse kalon vijat e kuqe që i ka vënë rezistenca do të përballet me një luftë me pasoja shkatërruese për infrastrukturën e tijpushtuese në territoret e Palestinës. Nëse mban status quo, aftësitë e rezistencës do të vazhdojnë të rriten.

Shumica e sionistëve në Palestinën e pushtuar kanë shtetësi të dyfishtë (ata mbajnë shtetësinë e Izraelit, si dhe të vendit të tyre të origjinës) dhe nuk ka gjasa që ata të vazhdojnë të qëndrojnë në Palestinë që në momentin e parë që qëndrimi në këtë pushtim të paligjshëm të bëhet i pakëndshëm. Një faktor i këtillëkufizon në masë të madhe aftësinë e Izraelit për t’u futur në luftë kundër kundërshtarëve të vështirë për t’u përballuar si Hizbullahu dhe Irani Islamik.

Parë nga këndvështrimi sionist, opsioni më i mirë që ata kanë aktualisht është qëtë vazhdohet me sabotazhin politik të marrëdhënieve me publikun të Hizbullahut dhe bashkëngjitur të vazhdojnë edhe sulmet ajrore. Sidoqoftë, sapo teatri sirian të qetësohet apo të vazhdojë të mbetet ashtu siç është tani, propaganda sektare e zhveshur nga mbështetja sioniste dhe forcave të tjera të deleguara prej tyre kundër Hizbullahut do të pakësohet me efektivitet të menjëhershëm.

Përparësia ushtarake që ka në këto momenteHizbullahu është qëtë eliminojë terroristët vehabistë në Siri në mënyrë që të pamundësojë mbështetjen esionistëve për kolumnistëte pestë dhe të krijojë një infrastrukturë logjistike dhe mbrojtëse në kufirin Siri-Palestinë.

Fitoret e rëndësishme ushtarake dhe politike që qeveria siriane ka arritur të korrëgjatë disa muajve të fundit do ta detyrojnë Izraelin të ulë aktivitetet e tij kundër Hizbullahut në Siri. Rusia nuk do të lejojë aleatët e SHBA-së, si Izraeli qëtë dobësojë Sirinë, e cila tashmëështëaleate e saj strategjike. Duke qënë se aktualisht Washingtoni dhe Moska ndodhen në një konkurrencë të hapur në Siri, secila palë do të përpiqet të dobësojë tjetrën nëse nuk merren parasysh interesat e tyre strategjike. Dallimi qëndron në faktin se Moska ka aftësi shumë më të madhe për të mbrojtur interesat e saj në Siri sesa Washingtoni. Aleatët e Rusisë në Siri janë shumë më të mirë-pozicionuara politikisht, kjo për faktin se ato janë të bashkuara dhe mund të veprojnë në mënyrë kohezive.

Duke qënë se terroristët Daish-it (ISIS-it)po dobësohen ndjeshëm në Siri, Hizbullahu do të jetë në gjendje të krijojë një infrastrukturë logjistike dhe mbrojtëse në kufirin Siri-Palestinë për të penguar në këtë mënyrëagresionin izraelit ndaj Libanit. Në fakt, burimet e hapura të informacionit tregojnë se tashmë Hizbullahu i ka filluar punimet për të arritur një gjë të këtillë. Nëse sionistët bëjnë ndonjë plan për të sulmuar Libanin, regjimi sionist do të përballet me presion nga dy fronte të ndryshme: nga Siria dhe nga Libani. Nuk ka mbetur asgjë më shumë që Izraeli të mund të bëjë për të parandaluar Hizbullahun që të vendoset në baza të përhershme në kufirin mes Sirisë dhe Palestinës.

Mesa duket,prioriteti kryesor politik i Hizbullahutështë që të qetësojë tensionet mes grupimeve të ndryshme sektare të cilat që në fillim ishin nxitur ngapropaganda e ashpër që filloi kundër Hizbullahut që nga fillimi i luftës siriane. Tani është bërë e dukshme dhe e qartë për shumicën e myslimanëve se opozita siriane ka qënë gjithmonë një forca e drejtuar nga izraelitët dhe nga NATO, duke lehtësuar kështu objektivin politik që ka marrë përsipër Hizbullahun. Sajesa e një lufte të sunnive kundrejt shiitëve në teatrin sirian nuk është më i besueshëm. Jo vetëm që ka një numër të madh të sunive në ushtrinë zyrtare të Sirisë, por ekziston gjithashtu edhe një numër i konsiderueshëm i myslimanëve suni në Siri të cilët janë pozicionuar në anën e Hizbullahut.

Sidoqoftë, tashmëpseudo-opozita siriane është ekspozuar dhe ka dalë në shesh qëështëkukulla e NATO-s, kështu që e vërteta qëndron në anën e Hizbullahut. Ata e kanë vënë në dukje këtë realitet që nga dita e parë e krizës siriane, megjithatë duke marrë parasysh se situata atë periudhë ishte shumë e ngarkuar, jo shumë myslimanë ishin të gatshëm të dëgjonin një të vërtetë të këtillë. Lëvizja tashmë duhet të synojë ta kthejë këtë ngjarje të vërtetë në një fushatë të suksesshme mediatike.

Një tjetër realitet qëndron në faktin se lufta e ftohtë mes Hizbullahut dhe Izraelit do të zhvillohet jashtë Libanit, kryesisht në Siri. Që nga momenti që Michel Aoun u bë presidenti i Libanit në vitin 2016, aktorët libanezë pro-izraelitë humbën shumicën e mjeteve të tyre që përdornin kundër Hizbullahut. Nga ana ushtarake, çdo aktivitet jashtë fermave Shib'a është vija e kuqe e Hizbullahut, të cilën Izraeli e pranon si një realitet të pamohueshëm tashmë.

Natyrisht që mund të ndodhin shumësurpriza, domethënë Izraeli mund të mendojënë mënyrë të gabuar se regjimi i Donald Trump do të mbështesë adventurizmin tij ushtarak, megjithatë kuadri i thellë i shtetit brenda regjimit sionist e di mirë se një mik injorant është shpesh më keq se një kundërshtar inteligjent. Nuk ka gjasa që sionistët të hyjnë në një situatë shumë të rrezikshme duke llogaritur mbështetjen e një perandorie në rënie të udhëhequr nga një klloun injorant dhe ofendues.



Burimi : Crescent.icit-digital.org / Medya Şafak