Trumpi nuk mund të anulojë marrëveshjen me Iranin

Publikuar në Tet. 14, 2017, 1:10 a.m.

Presidenti amerikan nuk mund të shkatërrojë marrëveshjen, edhe pse ka autorizime të shumta, ka porositur Federica Mogherini.

 

Zyrtarët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë kanë konfirmuar, pas përgjigjes negative të presidentit amerikan Donald Trumpit ndaj marrëveshjes nukleare iraniane, se ata edhe më tutje janë të lidhur ndaj marrëveshjes me Iranin.

Ka reaguar edhe Kremljini i cili konsideron se vendimi i tillë ”nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në implementimin e marrëveshjes”, gjersa shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka porositur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund njëanshëm të anulojnë marrëveshjen nukleare  në mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore nga viti 2015. Mogherini ka thënë se marrëveshjen

“nuk mund të anulojë asnjë lider, bile as presidenti amerikan Donald Trump”. Sipas fjalëve të saja”marrëveshja nukleare është përgjigje e fuqishme, e cila ofron garanci dhe mekanizëm të fuqishëm mbikëqyrës për t’u siguruar se marrëveshja nukleare iraniane  ka qëllim ekskluzivisht për nevoja civile”. Ajo ka konfirmuar se “nuk ka pas shkelje të obligimeve nga ana e Iranit” nga marrëveshja e arritur.

Kryeministrja  britanike Theresa May, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në deklaratën e përbashkët kanë konfirmuar”besnikërinë në implementimin e tërësishëm të marrëveshjes nga të gjitha palët”.

Sipas qëndrimit të ministrisë  ruse të punëve të jashtme”nuk do të ketë kthim në vendosjen e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit pa marr parasysh në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Zëvendësi i shefit rus të diplomacisë Sregej Rijabkov ka vlerësuar se” është tepër shqetësuese” atë që Trumpi e shtron një çështje e cila është zgjidhur në momentin kur marrëveshja ndërkombëtare për programin nuklear Iranian është nënshkruar.”Rusia si detyrë kryesore tani ka parandalimin e kolapsit të tërësishëm të marrëveshjes nukleare iraniane”, ka thënë Rijabkov dhe ka bërë thirrje të gjitha palëve të mbesin besnik marrëveshjes së arritur.

Presidenti amerikan Donald Trumpi  sot ka refuzuar të konfirmojë se Irani po vepron sipas marrëveshjes nukleare të arritur dhe se do të mund të anulojë.



Burimi : Al Jazeera