Kryetari i Komisionit të Senatit:Trump drejton Shtetet e Bashkuara drejt Luftës së Tretë Botërore

Publikuar në Tet. 14, 2017, 1:08 a.m.

Kryetari amerikan Donald Trump po udhëheq SHBA-të  në një luftë të tretë botërore, dhe stili i tij qeverisës është më i përshtatshëm për një reality show se sa për Shtëpinë e Bardhë,  tha Senatori Bob Korker, duke nxitur më tej grindjen e hidhur të publikut midis ish-aleatëve.

Bob Korker, kryetar i Komisionit  të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, shprehu dyshime serioze rreth aftësisë së Trumpit për të udhëhequr vendin në drejtimin e duhur në një intervistë me gazetën  The New York Times të dielën.

"Ai më shqetëson. Ai do të duhet të shqetësojë të gjithë ata që kujdesen për kombin tonë, "tha Corker për Trumpin.

Ai vazhdoi të fajësonte Trumpin, anëtarin e tij të partisë, për trajtimin e punës së drejtimit të vendit si një shfaqje e pafundme e realitetit, duke thënë se duke kërcënuar vazhdimisht vendet e tjera, Trump po i vendos SHBA-të "në rrugën e Luftës së Tretë Botërore".

Vërejtja më e fundit e Bon Korkerit vjen pasi të dytë janë të angazhuar në një debat të zjarrtë, që nga mëngjesi i së dielës.

Trumpi  filloi një sulm të ashpër ndaj Corkerit. Trump kritikoi  Corkerin për mungesë të aftësive të lidershipit dhe pengues në politikën e administratës së tij.



Burimi : Russia Today