Studimet e Kur'anit mund të sigurojnë zgjidhje për problemet e sotme globale
Institucionet e arsimit të lartë, sidomos fakultetet e studimit të Kur'anit dhe Sunnetit, në Malajzi u nxitën të zhvillonin studime që zbulonin sekretet e Kur'anit, duke siguruar një burim referimi për të adresuar sfidat me të cilat ballafaqohen muslimanët e sotëm.
Kryetari i Institutit Malajzian të Wasatiyyah, Tan Sri Abdullah Md Zin tha se kjo lëvizje mund të ofronte zgjidhje edhe për problemet globale të sotme që mund të përshkruhen si humbje e udhëzimit në jetë, duke ndikuar në paqen dhe harmoninë jetësore.
"Si të tilla, universitetet, sidomos Universiti Sains Islam Malaysia (USIM) përmes Fakultetit të Kur'anit dhe Studimeve të Sunnetit mund të luajnë një rol kryesor në ofrimin e zgjidhjeve apo udhëzimeve për botën tani", u tha ai gazetarëve pas pjesëmarrjes në fillimin e programit të pestë ndërkombëtar- në Seminarin Wahyu Asas Tamadun ', me temën "Wasatiyyah Al-Quran në adresimin e sfidave bashkëkohore', në Universiti Sains Islam Malajzi.
Abdullah, i cili është gjithashtu këshilltar fetar i kryeministrit të Malajzisë, tha se në mesin e sfidave me të cilat ballafaqohej zbatimi i konceptit të moderimit është balancimi i zhvillimit të brendshëm dhe të jashtëm.
Rreth 500 pjesëmarrës u tubuan në seminarin dy-ditor që filloi të mërkurën dhe u organizua nga USIM dhe Instituti Malajzian i Wasatiyyah.
Burimi : Malaysian Digest