Irani dhe Turqia braktisin përdorimin e valutave të huaja

Publikuar në Tet. 12, 2017, 1:18 a.m.

Irani dhe Turqia kanë nënshkruar të martën marrëveshjen për këmbimin e aktiviteteve tregtare në valutat e tyre vendore, duke braktis përdorimin e valutave të huaja, dollarit dhe euros. Marrëveshja në mes dy shteteve është nënshkruar gjatë vizitës së Ankarasë nga ana e guvernatorit të Bankës Qendrore të Iranit,Valiullah Seifit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, të dy vendet pranojnë të shfrytëzojnë valutat turke dhe iraniane në transaksionet e tyre tregtare, në vend të valutave të huaja tradicionale sikurse që janë dollari dhe euroja, ceket në raport.

“Marrëveshja duhet të ndihmojë që të përgatitet terreni për zgjerimin marrëdhënieve ekonomike bilaterale në mes Iranit dhe Turqisë, që të lehtësohet tregtia  me valutat e të dyja vendeve. Në bazë të marrëveshjes, rijali iranian dhe lira turke lehtë mund të konvertohen, ndërsa tregtarët nga të dyja anët e kufirit mund të përdorin valutat e tyre për aktivitetet e tyre tregtare. Kjo do të mund të ndihmonte në zvogëlimin e shpenzimeve me rastin e konversionit si dhe transferin e valutave”.

Në samitin e shtatorit të shteteve të BRICS-it në Kinë është vendos theksi në nevojën  e vendeve të BRICS-it të fillojnë zhvillimin dhe implementimin e pajisjeve alternative për këmbimin tregtar në mes tyre  sikurse edhe braktisjen  e tregtisë reciproke në dollar dhe euro. Në këtë marrëveshje të Iranit dhe Turqisë akoma nuk ka reagime nga ana e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ndërkohë, në opinionin publik po përforcohen thirrjet për largimin e trupave amerikane të stacionuara në bazën ushtarake të Inxhirlikut, në pjesën juglindore të Turqisë, pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar suspendimin e vizave joimigruese shtetasve turq për udhëtim në SHBA-të.



Burimi : Global Cir