Trimëria dhe kapaciteti i Hizbullahut e tremb regjimin sionist

nga Zaakir Ahmed Mayet | Publikuar në Tet. 12, 2017, 1:06 a.m.

Vetëm një numër shumë i vogël i analistëve seriozë tregojnë dyshime në lidhje me fitoren e Hizbullahut kundër Izraelit gjatë luftës së vitit 2006. Edhe vetë New York Time nuk i kkishte mbetur altenativë tjetër veçse të pranojë këtë gjë gjatë analizave në lidhje me këtë luftë që Izraeli e pati filluar vetë. Kjo fitore që arriti të merrte Hizbullahu ka qënë kaq shkatërruese për Tel Avivin saqë për këto 11 vite që nga ajo luftë ende ngurrojnë se mund të përplasen përsëri me të njëjtën situatë.

Vetëm një numër shumë i vogël i analistëve seriozë tregojnë dyshime në lidhje me fitoren e Hizbullahut kundër Izraelit gjatë luftës së vitit 2006. Edhe vetëNew York Timenuk i kkishte mbetur altenativë tjetër veçse të pranojë këtë gjë gjatë analizave në lidhje me këtë luftë që Izraeli e pati filluar vetë. Kjo fitore që arriti të merrte Hizbullahu ka qënë kaq shkatërruese për Tel Avivin saqë për këto 11 vite që nga ajo luftë ende ngurrojnë se mund të përplasen përsëri me të njëjtën situatë. Edhe përpara kësaj lufte të vitit 2006, Hizbullahu ka pasur një forcë të konsiderueshme. Komandanti i njësisë së operacioneve të forcave të armatosura të Izraelit, Gjenerali i Përgjithshëm, Gadi Eizenkot, kur kishte dëgjuar se Hizbullahu kishte dhënë urdhër që të qëlloheshin qendrat e izraelitëve me raketa Fexhr ishte shprehur se “Duhet të ndalojmë çdo gjë, ata nuk e dinë çfarë domethënë e gjithë kjo.” Frika e tyre qëndronte në faktin se milicitë e Hizbullahut do të vërshonin si shiu mbi frontin verior të izraelitëve. Që prej vitit 2006 deri në vitin 2015 numri i raketave dhe milicive që zotëronte Hizbullahu që lëshohen nga toka arrinte në 150 000.

Në fillimet e vitit 2015, Instituti Washington e zbuloi në këtë mënyrë mangësinë e Izraelit për të përblluar sulmet e mundshme të raketave nga toka në tokë:

Sipas përllogaritjeve të shërbimeve të inteligjencës së Izraelit, Hizbullahu do të mundohet përdorë një forcë prej 1000 raketash për çdo ditë. Numri mesatar i raketave që Hizbullahu përdorte për një ditë të vetme gjatë luftës së vitit 2006 ishhte 118. Megjithatë, ajo qëështë shumë më e rëndësishme aktualisht është fakti se Hizbullahu zotëron raketa që nga pika që hidhen kanë aftësinë që të godasin në shenjë objektiva strategjike të gjera si aeroporte, baza ushtarake dhe rajone të rëndësishme për nga aspekti ekonomik. Një kapacitet i këtillë për një operacion ushtarak prashikohet të jetë i papërballueshëm për sistemin e mbrojtjes nga raketat të Izraelit. Mundësitë janë që një sulm i këtillë të godasë konsiderueshëm të gjithë pjesën veriore të Izraelit dhe të prekë gjithashtu edhe pjesën qëndrore, megjithatë aktualisht Hizbullahu zotëron kapacitetin për të goditur objektiva edhe në jug të Izraelit.

Një situatë e këtillë jo vetëm nuk ndryshoi rrjedhën që po ndiqte lufta, por e ktheu gjithë situatë dramatikisht në favor të Hizbullahut. Shqetësimi më i madh që ka Izraeli në lidhje me Hizbullahun qëndron në faktin se ekziston mundësia që Hizbullahu zotëron raketa nga toka në ajër SA-17 dhe SA-22 si dhe raketa nga toka në det të modelit P-800 Oniks Yakhont. Aktulisht, raketat SA-17 dhe SA-22 përbëjnë rrezikun më të madh për Izraelin që aktorë të këtillë jo shtetërorë si Hamasi dhe Hizbullahu të krijojnë përparësi ushtarake ajërore në operacionet e mundshme ushtarake.

Tashmë, edhe mesazhet që Hizbullahu i jep publikut përsa i përket Izraelit nuk kanë të bëjnë më me aftësinë e tyre për t’u mbrojtur, por me mundësinë për ta sulmuar Izraelin. Gjatë një seminari që ka dhënë gjatë muajit gusht të vitit 2016, të cilit i ka vënë titullin “Shndërrimi që ka pësuar Hizbullahu si pasojë e ndëryrjes në Siri” analisti izraelit, i cili ka shërbyer pranë departamentit të shërbimeve të inteligjecës së ushtrisë izraelite, Nadav Pollak ka folur me detaje në lidhje me rolin që do të luajë kapaciteti sulmues gjatë operacioneve kundër Izraelit. Ai shpreh kështu gjatë këtij seminari:

Një lloj i këtillë i kapacitetit për të sulmuar mund të ndryshojë thelbësisht paradigmën e shumëushtarëve të Hizbullahut. Natyrisht, disa nga komandantët e Hizbullahut, të cilët gjatë operacioneve sulmuese që kanë organizuar në Siri dhe kanë arritur me sukses objektivat mund të mendojnë t’i përdorin të njëjtat metoda edhe të ndjekin të njëjtën përqasje edhe kundër Izraelit.

Një sjellje e këtillë i hap derën një game të re mundësishë kundrejt Izraelit. Pala që kaloi kufirin libanez në vitin 2006 për të kryer një operacion ishte Izraeli, megjithatë aktalisht ështëHizbullahu ai që mund të kryejë një operacion kundër Izraelit. Një situatë e këtillë shfaqet si një element në avantazh që në këto momente në luftën psikologjike qëështë duke ushtruar Hizbullahu. Një shembull i kësaj situate është klip i publikuar në Youtube nga kanali El- Mejadin nën emrin “Lufta e Fundit”, i cili flet për një konflikt që do të vijë në jetë në vitin 2019.

Ndërkohë, zhvillimi më i fundit është shfaqja e papritur e ekzistencës së Hizbullahut dhe Gardës së Revolucionit Islamikt (IRGC) në kufirin e Golanit. Madje edhe ish ministri i administratës së përgjithshme dhe ish ministri i mbrojtjes izraelite, Moshe Yaalon e ka përmendur këtë situatëgjatëseminarit të Institutit Washington dhe është shtprehur se “Në kufirin me Sirinë në kemi regjistruar asnjë sulm xhihadist sunni. Megjithatë, kemi dëshmuar prezencën e shumë përfaqësuesve të IRGC-së.”

Gjatë gjithë luftës në Siri, Izraeli ka mbështetur nëpërmjet kufirit në Golan rebelët dhe grupet e lidhura me Alkaidën me ndihmë mjekësore dhe materiale. Kjo panoramë ka ndryshuar gjatë fundit të vitit 2016 dhe gjithë vitit 2017. Ushtria e Gardës së Mbrojësve të Islamit ka deklaruar se ka krijuar një njësi të re ushtarake nën emrin Njësia e Lirisë së Golanit, që pretendohet të përbëhet nga 10 000 apo edhe më shumë ushtarë. Krijimi i një fonti të ri kundër Izraelit e ka detyruar kryeministrin, Benyamin Netanyahu që të organizojë sa më shumë të jetë e mundur aktivitete për të lobuar tek SHBA-ja dhe partneri i saj Jordania për krijimin e një zone tampon (bllokimit). Një regim i këtillë flet për shkallën e frikës që ka shkaktuar brenda Izraelit prezenca e Gardës së Revolucionit Islamik dhe të Hizbullahut.

Pikërisht për këtë arsye, me rrezikun që i kanoset në frontin verioir dhe me rrezikun gjithnjë e më shumë në rritje që i kanoset në frontin lindor, Izraeli ta ndjejë veten sikur të ishte në shtet-rrethim. Sipas deklaratave të institucioneve ushtarake të Izraelit që prej Luftës Yom Kippur të vitit 1973 dhe deri më tani ky është rreziku më i prekshëm i regjistruar kundër Izraelit.

Nëse bashkëngjisim dhe krahasojmë në mënyrë produktive panoramën e situatës së asaj kohe dhe të situatës aktuale mund të terrenin operativ aktual të Sirisë dhe mund të arrijmë në përfundimin se hegjemonia është nën rrezik dhe se ka nevojë për aksion serioz. Studimi i kësaj pike do të mundohet në analizën e pjesës në vazhdim.

Pyetja sesi mund të dobësojnë Hizbullahun dhe sesi mund të testojnë zhvillimin e kapacitetit të tij është një ndër pyetjet më të rëndësishme dhe primare që endet në mendjen e Izraelit dhe aleatëve të tij të Këshillit Bashkëpunimit të Gjirit. Ky informacion dihet tashmë që në vitin 2006 kur zyrtarët izraelitët vendosën objektivën që të pengonin Hizbullahun që të merrte armët që ishin sjellë nga Irani nëpërmjet ndërmjetësimit të mundësuar nga Siria. Edhe Pollak pati theksuar i gjatë seminarit të Institutit të Washtingtonit në veçanti se Siria është kundër Izraelit dhe se rëndësinë strategjike që mbart për Rezistencën.

Për të kuptuar thellësinë e ndërlidhjes së regjimit të Sirisë me Hizbullahun është e rëndësishme të dimë sesa çfarë rëndësie mbart për Hizbullahun Siria si një kanal vital i logjistikës. Për vite të tëra armët janë marrë si nga toka de ajëri duke kaluar nëpër dhe mbi territorin e Sirisë. Forca e Kutsit të Ushtrisë së Gardës së Revolucionit Islamik, nën udhëheqjen e Kasim Sulejmanit, i cili e ka përdorur Sirinë si pika kryesore e tranzitit  është përkujdesur që përgjatë këtyre viteve fronti i Hizbullahut të zgjerohet dhe zhvillohet si për nga sasia ashtu edhe nga cilësia.

Vetë regjimi sirian ka kontribuar në pasurimin ushtarak të Hizbullahut, veçanrisht me kundër tangët që ka marrë nga Rusia dhe me raketa të tjera të ndryshme. Për më tepër, raportet tregojnë se brenda Sirisë Hizbullahu ka krijuar baza logjisttike për kampe trajnimi dhe depo armësh brenda kufinjve të Sirisë. Siria nuk është mjaftuar vetëm me të qenit qendër tranzite e armëve, të njëjtin pasion e ka shprehur edhe për vetë luftëtarët e Hizbullahut. Një ndër rotacionet e trajnimit të Hizbullahut është shënuar tashmë që për vite një grup i caktuar fluturon nga aeroporti i i Damaskut për të shkuar në Iran.

Për më tepër, siç është bërë e ditur edhe në raportin e Kongresit, Siria është kthyer në një çështje thelbësore edhe për shkak të faktit se është kthyer në vendin qëndror të armatosjes dhe trajnimit të grupeve të rezistencës palestineze. Në raport thuhej se: “Nëse sanksionet dobësojnë Sirinë dhe Iranin, mund të mendohet se burimet dhe përpjekjet e propozuara për të mbështetur Hamasin dhe grupimet e tjera do të përdoren nga këto regjime për të mundësuae jetëgjtësinë e ekzisencës së tyre.” Për më tepër, Damasku është edhe një mikpritës i Hiamasit dhe për shkak se ndodhet gjeografikisht shumë pranë Palestinës ka mundësuar të jetë një kullë lokale, që i jep mundësinë e komunikimit  si dhe ku kjo lëvizje mund të lëvizë me lehtësi.



Burimi : Crescent.icit-digital.org / Medya Şafak