Në Rusi, në Garat Ndërkombëare të Kur’anit fituesi është prej Iranit

  • Amir Laal Avval nga Irani i pari në edicionin e 18-të të Garave Ndërkombëtare të Kur'anit në Moskë.
Publikuar në Tet. 12, 2017, 12:49 a.m.

Juria e Garave  Ndërkombëtare të Kur'anit në Moskë shpalli kënduesin e Kur'anit  prej Iranit fituesin e Garave Ndërkombëtare Kur'anore.

Përfaqësuesi i Egjiptit ishte i dyti, ndërkohë që kënduesit e Kur’anit nga Libia dhe Bahrejni fituan vendin e tretë dhe të katërt.

Rreth 40-të këndues të Kur'anit nga vende të ndryshme morën pjesë në edicionin e vitit 2017.

I lindur në vitin 1982, në qytetin e shenjtë të Mashhadit, Laal Avval ka mësuar aftësitë e këndimit të Kur’anit me mjeshtra të ndryshëm të Kur'anit, përfshirë Xhevad Panahi, Shafiei, Mumin, Hassani dhe Muxhtehidzadeh.

Ai ka fituar më parë një numër titujsh të tjerë të lartë në Garat Kombëtare  dhe Ndërkombëtare të Kur'anit, duke përfshirë renditjen më të lartë në Garën Ndërkombëtare të Kur'anit  në Irak në vitin 2014.

Garat e Kur’anit  në Moskë, Rusi filluan më 5 tetor 2017.

Garat mbahen çdo vit që nga viti 2000. Që nga viti 2007, Garat Kur’anore u shdërruan në Gara Kur’anore Ndërkombëtare.

Mehdi Saidi, i cili përfaqësoi Iranin në edicionin  e viti 2016- të, u rendit i katërti. 



Burimi : IQNA