Këshillat e Një të Urti

Publikuar në Tet. 11, 2017, 2:01 a.m.

E pyetën një të moshuar të ditur dhe të urtë: Ç’farë të mësoi jeta?

I urti u  përgjigj:

Mësova, që kjo botë është një borxh duhet që ta shlyejmë atë herët apo vonë.

Mësova,  që i shtypuri herët apo vonë do të fitojë.

Mësova, që jetës së kësaj bote në çdo moment mund t’i vijë fundi dhe ne jemi neglizhent.

Mësova, që fjala e mirë, zemërgjerësia, falja, trimëria janë asete shumë të çmuara.

Mësova, që njeriu më i pasur në këtë botë është ai i cili gëzon prehje dhe qetësi shpirtërore.

Mësova, që ai i cili mbjell hudhër nuk do të korrë trëndafil.

Mësova, që jeta mbaron, por puna nuk ka mbarim.

Mësova, që udhëtimi me njerëzit është kriteri më i mirë dhe testimi më i saktë për të kuptuar personalitetin dhe shpirtin e tjetrit.

Mësova, që ai i cili gjithnjë pohon unë bëj këtë, unë bëj atë, është bosh nga brenda dhe nuk është i aftë që të kryejë asnjë punë.

Mësova, që origjina e të cilit është “flori” gjithnjë do të mbetet flori, kurse origjina e të cilit është “hekur” ndryshon dhe ndryshket.

Mësova, që ne e rregullojmë dhe e sistemojmë dhomën e fjetjes dhe e mbajmë ngrohtë atë për gjumë të përkohshëm dhe kalimtar, por harojmë vendanimin tonë të përhershëm. Vallë a e kemi ngrohur dhe sistemuar varrin tonë me anë të veprave të pëlqyera për gjumin e përhershëm?!

Përshtati: Valbona Ismaili