Qerbelaja do të organizojë Konferencën ‘Jeta e Pejgamberit’

Publikuar në Tet. 11, 2017, 1:49 a.m.

Një konferencë ndërkombëtare mbi ’Jetën e Pejgamberit të Shenjtë (a.s.) është planifikuar të mbahet në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, në Irak.

Sipas faqes Al-Kafeel, Dar al-Rasul al-Azam në bashkëpunim Qendrën  Ndërkombëtare për Kërkime do të organizojë ngjarjen e titulluar "Jeta e Pejgamberit, Ligji Hyjnor nga Pikëpamja  Njerëzore".

Ajo do të organizohet në muajin gusht 2018, si pjesë e ngjarjeve shkencore të mbajtura në bashkëpunim me Astan (Kujdestarinë) e Xhamisë së Shenjtë të Hazreti Abbasit (a.s.).

Ajo ka për qëllim nxitjen e hulumtimit mbi Jetën e Pejgamberit të Shenjtë (as.).  

Hulumtuesit dhe studiuesit mund të paraqesin një abstrakt të kumtesave  të tyre në temat e konferences  në këtë adresë: daralrasul@alameedcenter.iq deri më 15 janar, 2018.

Temat përfshijnë  Jetën e Pejgamberit në fjalët e Ehl-ul-Bejtit (a.s.) Jeta e Pejgamberit në veprat letrare, Jeta e Pejgamberit në librat e historisë, Jeta e Pejgamberit në Udhëzimin Kur'anor, dhe Jeta e Pejgamberit  në studimet e Orientalistëve.

Kumtesat duhet të shkruhen në gjuhën arabe ose angleze.



Burimi : IQNA News