Faqja në gjuhën suedeze për jetën e Imam Husejnit (a.s.) , Ashuren

Publikuar në Tet. 10, 2017, 1:24 a.m.

Një faqe e internetit në gjuhën suedeze ka filluar për të paraqitur  jetën dhe virtytet e Imam Hussejnit (a.s.) Imamit të tretë të muslimanëve shia, në gjuhën suedeze.

Qendra Islame Imam Ali (a.s.) në Stokholm, kryeqyteti i Suedisë, e ka krijuar atë me rastin e muajit të Muharremit, sipas Kalendarit  Hënor të Hixhretit.

Ata që vizitojnë faqen e internetit gjithashtu mund të mësojnë rreth aspekteve të ndryshme të ditës së Ashures dhe Betejës së Qerbelas.

Gjatë muajit të Muharremit, Qendra Islame gjithashtu organizon ceremonitë e zisë çdo mbrëmje me pjesëmarrjen e besimtarëve të devotshëm të Ehl-ul-Bejtit (a.s.).

Çdo muaj në Muharam, muaji i parë në Kalendarin Hënor të Hixhrit, muslimanët shiitë dhe shumë të tjerë në mbarë botën mbajnë ceremoni për të përkujtuar përvjetorin e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnik në ditën e Ashures, ditën e dhjetë të muajit  Muharram .

Ata u martirizuan nga forcat e Jezidit, sundimtarit tiranik të kohës, në Betejën e Qerbelas në vitin 680. 



Burimi : IQNA