Protesta paqësore nga veteranët e UÇK

Publikuar në Tet. 9, 2017, 1:41 a.m.

Në grup i pakënaqur i veteranëve të UÇK-së, përmes një komunikate dërguar mediave kanë bërë të ditur se nesër do të mbahet një protestë në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 11:00.

Ky grup i veteranëve kanë thirrur këtë protestë në shenjë pakënaqësie të mos ofrimit të pagave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ky është njoftimi i tyre:

Informojmë: se me dt.09.10.2017. Në orën 11 në Prishtinë në sheshin” Skenderbeu” para qeverisë do të mbahet një protestë paqësore nga të gjithë veteranët e vërtetë të UÇK së, ku do kërkohen të drejtat e mohura nga qeveria.