“Kosova është rast unik” – zëdhënësja e BE-së

Publikuar në Tet. 9, 2017, 1:39 a.m.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka hedhur poshtë pohimet se për Kataloninë vlejnë standarde tjera në krahasim me ato për Kosovën.

Ajo theksoi se e drejta ndërkombëtare është universale dhe se BE-ja e respekton në tërësi.

Kocijançiq me rastin e qëndrimit të djeshëm të Komisionit Evropian, se rastet e Kosovës dhe Katalonisë janë të pakrahasueshme, deklaroi se nuk ekzistojnë standardet e dyfishta.

“Kosova është rast unik”, tha Kocijançiq për Tanjug.