Presidenti serb i drejtohet Be-së “Kjo është një padrejtësi e madhe”

Publikuar në Tet. 9, 2017, 1:38 a.m.

Aleksandar Vuçiq, i është kundërpërgjigjur menjëherë Bashkimit Evropian, për deklaratat se Kosova është rast “sui genersis”, dhe se nuk mund të krahasohet me Kataloninë.

Ai ka thënë se e ka lexuar më shumë se dhjetë herë këtë raport dhe se prapë ka konfuzione.

“Si president i Serbisë jam në situatë të vështirë pas raportimit të Komisionit Evropian. E kam lexuar dhjetë herë raportin që të mos ketë konfuzion”, tha Vuçiq.

“Pashë reagimin e kolegëve të mi dhe të gjithë folën për Serbinë. Të gjithë mendojnë se kjo është një padrejtësi e madhe”, ka deklaruar presidenti serb, pas takimit me përfaqësuesit e shteteve të Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë.

Vuçiq theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund të flasë për rastin “sui genersis”.

Ai ka komentuar edhe deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se shqiptarëve në jug të Serbisë duhet t’ju jepen shtetësia dhe pasaportat shqiptare.

“Ne e dimë se sa ka shqiptarë në Serbinë jugore, ka më shumë serbë në Kosovën qendrore. Ata mund të flasin të gjitha për aq kohë sa kanë mbrojtës jashtë shtetit. Ne jemi të detyruar të vuajmë”, tha Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka deklaruar më herët se Katalonia dhe Kosova janë dy raste të cilat nuk mund të krahasohen.