Ajetullah Ali Al-Sistani përshëndet forcat irakiane

Publikuar në Tet. 9, 2017, 1:35 a.m.

"Sakrificat e bëra nga forcat irakiane çuan në çlirimin e shumë zonave në vend që ishin pushtuar nga terroristët", thuhet në mesazhin e tij.

Në një mesazh të lëshuar të mërkurën më 4 tetor, 2017, autoriteti i lartë fetar musliman shia, Ajetullah Ali al-Sistani përshëndeti forcat irakiane të pranishme në fushat e betejës kundër terroristëve të ISIS-it; ai falënderoi forcat irakiane për sakrificat e tyre vetëmohuese, të cilat çuan në fitoren e Irakut.

Përfaqësuesi i Ajetullah al-Sistanit, Shejh Mehdi el-Kerbalaji, në një telefonatë të regjistruar me komandantin e Forcave ‘Ali al-Akbar’ (a.s.) gjeneralin al-Hamdani, e porositi ta lexonte mesazhin:

"Në ditët dhe muajt e fundit janë ditët e fitores së vërtetë të kryengritjes së Hussejnit, ushtarë të guximshëm irakianë  dëshmuan edhe një aspekt tjetër të lëvizjes epike të Imam Hussejnit (a.s.) : Këto forca vërtetuan respektimin absolut të Imam Hussejnit (a.s.) dhe të mësimeve të tij të vlefshme ".

Përfaqësuesi i Ajetullahut  më tej tha, "Sakrificat e bëra nga forcat irakiane çuan në lirinë e shumë zonave në Irak që ishin të pushtuar nga terroristët".

"Më shumë fuqi për armët tuaja të fuqishme!" Allahu urojë t'ju vendosë në mesin e shokëve të Imam Hussejnit (a.s.) . "thuhet në përfundim të  mesazhit.



Burimi : Hawza News