Al Khalifa, ndaloi Namazin e Xhumasë dhe përkujtimet e Ashures në Diraz

Publikuar në Tet. 8, 2017, 12:16 a.m.

- Forcat e Sigurimit të Bahrejnit po intensifikojnë shtrëngimin e tyre në liritë fetare të shumicës muslimane shiite të vendit.

Fshati veriperëndimor  Diraz, i cili është sinonim i një ndalimi të namazeve të Xhumasë, gjithashtu dëshmoi  ndalimin me forcë të manifestimeve të Ashures.

Forcat e sigurisë vendosën përforcime, duke parandaluar  besimtarët muslimanë shiitë që të arrijnë në Xhaminë  ‘Imam Al Sadik’ të Dirazut për javën e 62-të rresht të xhumasë, përpara se të heqin të gjithë flamuj dhe parullat që lidhen me Ashuren.

Që nga fillimi i kryengritjes popullore të Bahrejnit në vitin 2011, Manama ka nxjerrë jashtë ligjit Përkujtimin e Ashures, e cila shënon martirizimin e nipit të Profetit Muhammed (a.s.) Imam Husejnit që përkujtohet gjerësisht nga muslimanët shiitë.



Burimi : Lualuatv