Tension Greqia dhe Maqedonia, u mohohet identit

Publikuar në Tet. 7, 2017, 12:32 a.m.

Identiteti i maqedonasve pritet të jetë një nga pikat më të nxehta në dialogun me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Pas deklaratës së shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias se përveç debatit për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për emrin duhet të diskutohet edhe për identitetin, ka reaguar shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov duke thënë se hapja e kësaj çështjeje do ta bënte të pamundur zgjidhjen e kontestit me Greqinë.

Debati lidhur me çështjen e identitetit komentohet në forma të ndryshme nga njohësit e çështjeve ndërkombëtare. Ish-diplomati Alajdin Demiri thotë se krahas emrit duhet të mbyllet edhe debati për identitetin, pasi pa një qartësim të këtij problemi nuk mund të ketë zgjidhje të kontestit të emrit.

Aktivitet më instensive mes dy palëve janë paralajmëruar nga fundi apo fillimi i vitit të ardhshëm. Ndërmjetësi i OKB-së, Mathhew Nimetz nuk e ka përjashtuar mundësinë që nga pranvera të dalë edhe me ndonjë propozim konkret për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve që kanë bllokuar integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.