Irani po i përmbahet marrëveshjes nukleare

Publikuar në Tet. 5, 2017, 11:30 p.m.

Presidenti amerikan Donald Trumpi dje edhe një herë e ka kritikuar marrëveshjen për programin nuklear iranian të vitit 2015. Administrata e tij konsideron se presidenti vet atë nuk do ta anulojë, por këtë çështje synon të transferojë në Kongres. Gjer më 15 tetor presidenti amerikan duhet të sjell vendimin kyç për marrëveshjen, ndërsa Ligji atë e obligon që çdo 90 ditë të deklaron Kongresit  a po mirëmbahet Irani marrëveshjes së arritur me fuqitë e mëdha  dhe se shfuqizimi i sanksioneve a janë në interes të SHBA-ve.

Sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis në Senat të martën ka thënë se, beson që në interes të SHBA-ve është që të mos anulohet marrëveshja nukleare me Iranin. Në pyetjen e senatorit Angus Kingit i cili e ka pyet që shkurtë të përgjigjet se a është në interesim amerikan që të ruajë marrëveshjen për programin nuklear iranian, James Mattis iu përgjigj:”Po, senator, unë mendoj”.”Pyetja është se a mundemi të konfirmojmë se Irani e zbaton marrëveshjen, në rast se mund të konfirmojmë se ajo është në interesin tonë, atëherë duhet të mirëmbajmë. Mendoj që në këtë çast, presidenti do të duhet të marr parasysh këtë situatë”, shtoi Mattisi. Deklarata e Mattisit është e rëndësishme pasi ai është ministri amerikan i mbrojtjes dhe është shumë i respektuar në radhët e ushtrisë amerikane. James Mattis ka dhënë deklaratë të ngjashme sikurse më parë është shprehur edhe komandanti i shtabit të përgjithshëm amerikan, gjenerali James Dunford i cili ka informuar Kongresin se” informatat që i ka marrë po tregojnë se Irani po i mirëmbahet marrëveshjes së arritur për programin e tij nuklear.

Megjithatë problem është Izraeli,në kreun shtetëror  i të cilit po konsolidohet idea për nevojën e daljes së SHBA-ve nga marrëveshja e arritur. Por edhe atje ushtria dhe shërbimet e sigurisë nuk po mund të gjejnë fakte. Është dukur se fati i marrëveshjes është shënuar se do të anulohet, posaçërisht pas presionit të neo konservatorëve amerikan dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut të cilët kanë arritur gjuhë të përbashkët me Donald Trumpin.

Netanjahu dhe ministri i tij i mbrojtjes Avigdor Lieberman po lobojnë tek Donald Trumpi që të heq dorë nga marrëveshja, por presidenti amerikan nuk po  gjen asnjë fakt apo arsye për këtë hap. Bile edhe në Izrael po dëgjohen deklaratat se nuk ekzistojnë prova për shkeljen e marrëveshjes nga ana e Teheranit. Haaretz me 16 shtator ka shkruar se ”qëndrimi i Netanjahut dhe Liebermanit është në kundërshtim me shumicën e ekspertëve izraelit nga shërbimi sekret ushtarak, Mossadit, Ministrisë së punëve të jashtme dhe Këshillit për energjinë atomike”. Haaretzi shtoi: përkundër dëshirës së Netanjahut që Trumpi të deklarojë se Irani nuk po i përmbahet marrëveshjes nukleare, të gjitha agjensionet e shërbimeve izraelite  të cilët merren me çështjen e Iranit, janë të pajtimit se gjatë kësaj periudhe të kaluar kohore prej 2 vitesh e dy muaj Irani nuk e ka shkelë asnjë klauzolë nga marrëveshja e arritur”. “Shërbimi izraelit i sigurisë nuk ka fare prova se iranianët e kanë vazhduar projektin e vet nuklear”, ka shkruar gazeta Haaretz.

Nga ana tjetër, Donald Trumpi kurrë nuk u ndal të kritikuarit të marrëveshjes nukleare të cilin e ka nënshkruar paraardhësi i tij ish presidenti amerikan Barack Obama.  Para ca kohësh këto kritika i ka përsëritur edhe në fjalimin e tij të mbajtur në Kombet e Bashkuara. Kjo çështje është kyçe për paqen në Lindjen e Afërt, gjë që e dinë shumë mirë edhe zyrtarët izraelit ushtarak dhe të sigurisë të cilët frikësohen se shfuqizimi i marrëveshjes do të aktivizojë fazën e jo stabilitetit  në Lindjen e Afërt e cila vështirë do të  mund të udhëhiqej.



Burimi : Logično