Shefi i Grupit Parlamentar :Vizita e Erdoganit në Iran shumë e rëndësishme

Publikuar në Tet. 5, 2017, 1:29 a.m.

Shefi i Grupit të Miqësisë Parlamentare Iran-Turqi, Ahmed Aliriza Beigi e vlerësoi shumë vizitën e kryetarit të Turqisë, Erdogan në Teheran, për shkak të zhvillimeve në rajon, duke thënë se vizita mund të ndihmojë në afrimin e pozicioneve të të dy vendeve në fusha të ndryshme.

Irani dhe Turqia janë dy fuqi rajonale; kanë  shumë ngjashmëri, histori të përbashkët dhe lidhje të vjetra, përmes të cilave ata kanë dëshmuar shumë bashkëpunim të mirë dhe të vlefshëm, vuri në dukje Ahmet Aliriza Beigi.

Ai shtoi se ka bashkëpunim të mirë mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e ekonomisë, investimeve dhe shkëmbimeve tregtare, në mënyrë që Turqia të shton, të rritë vëllimin e saj tregtar me Republikën Islamike të Iranit, në 30 miliardë dollarë.

Aliriza Beigi tha se të dy shtetet, Irani dhe Turqia kanë një fat të përbashkët për situatën speciale në rajon dhe lakmia e fuqive të mëdha; ngjarjet e fundit në Turqi, veçanërisht grushti i shtetit tregojnë faktin dhe Republika Islamike e Iranit ishte vendi i parë që e dënoi ngjarjen dhe përkrahu Turqinë.

"Bashkëpunimi i të dy vendeve do të formojë stabilitet në rajon," theksoi ai duke shtuar se "Perëndimi kërkon krijimin e sfidës në Azinë Perëndimore, dhe skenari po ndiqet nga sionistët dhe amerikanët që nga e kaluara; bashkëpunimi mes dy vendeve, Irani dhe Turqia do të nxjerrë në pah planet e tyre. "



Burimi : Mehr News Agency