Prapavija energjetike e luftës në Siri

Publikuar në Tet. 5, 2017, 1:26 a.m.

Lufta në Siri duhej të ishte vetëm  një fitore në copëtimin e Lindjes së Afërt dhe përmbajtjen e Iranit, shtetit i cili është i përcaktuar si qëllim përfundimtar i projektit” Lindjes së re të Afërt” të sajuar nga neo konservatorët amerikan dhe sionistët izraelit. Gjakderdhja siriane ka pas për qëllim ndarjen e Lindjes së Afërt sipas kufijve sektar, ndërsa rajoni me dekada do të tronditej nga ”kaosi i kontrolluar” i cili do të mundësonte shtetit çifut sigurinë dhe zgjerimin e papenguar në jug të Libanit dhe Sirisë, okupimin e tërësishëm të Palestinës historike dhe sipas planeve afatgjate maksimale, arritjen gjer te kufijtë biblik të”Izraelit historik”, hapësira nga lumi Nil gjer te lumi Eufrat. Ky ishte një, por jo e vetmja arsye e nisjes së”Pranverës arabe” dhe nxitjes së konflikteve sektare myslimane në Lindjen e Afërt.

Arsyeja tjetër ishin resurset natyrore të gazit natyror, saktësisht rezervuarët më të mëdha të gazit natyror në Gjirin Persik, të cilin e ndajnë Irani dhe Katari. Në fillim të luftës në Siri, Katari krahas Turqisë dhe Arabisë Saudite, haptas dhe me bollëk ka financuar, armatosur dhe ndihmuar grupet terroriste islamike të cilët kanë dashur të rrëzojnë qeverinë e Bashar al Asadit dhe të vendosin në Damask një qeveri islamike marionete  e cila do të ishte besnike monarkive arabe të Gjirit Persik, Perëndimit dhe Izraelit. Motivet e Katarit dhe Arabisë Saudite në financimin e kundërshtarëve të Asadit me miliarda dollar, duke përfshirë ISIS-in dhe degën siriane të Al Kaidës, u bënë të qartë kur gazi natyror i cili është burim kyç i energjisë së pastër për shek. XXI-të, dhe se kur u tregua se Bashkimi Evropian është tregu më i madh i gazit me rritje dhe kërkesës më të madhe të saj në botë. Është e njohur se kjo është arsye e rëndësishme për shkak të cilës Washingtoni ka dashur të ndërpresë varshmërinë e Bashkimit Evropian nga gazi rus. Me fitoren e arritur eventuale në Siri do të dobësohej Rusia dhe SHBA-ja do të mbante kontrollin mbi Bashkimin Evropian, i cili do të furnizohej me gazin nga Katari. Rezervuari më i madh botëror i gazit natyror gjendet në mes të Gjirit Persik dhe e ndajnë së bashku Katari me Iranin. Në vitin 2006 kompania shtetërore kineze CNOOC ka nënshkruar marrëveshjen me Iranin për zhvillimin e pjesës iraniane të pellgut me gazë dhe ndërtimin e infrastrukturës LNG, ashtu që ky gaz të dërgohej Kinës. Pjesa e pellgut të gazit e cila i takon Katarit është rezervuari i tretë më i madh i gazit natyror në botë, pas Rusisë dhe Iranit.

          Në korrik të vitit 2011, qeveritë e Sirisë, Iranit dhe Irakut kanë nënshkruar marrëveshjen historike  energjetike për ndërtimin e gazsjellësit prej Iranit e gjer në detin Mesdhe, e cila mbeti kryesisht pa vënë re për shkak të agresionit nga ana e paktit NATO, monarkive të Gjirit, Turqisë dhe aleatëve të tyre, grupeve terrorist të cilët në media atëherë prezantoheshin si “Ushtria e lirë siriane”. Arabia Saudite dhe Katari me gjithë zemër mbështetshin rrëzimin e Asadit, pasi që kanë vendosur fuqishëm që gazsjellësi të cilin qeveria e Asadit e ka refuzuar, duhej patjetër të ndërtohet.

Gazsjellësi i dytë i cili planifikohej të nis nga limani iranian Assaloujeh nëpërmjet territorit irakian dhe sirian, i cili sipas parallogarive duhet të kushtonte 10 miliard dollar dhe ndërtimi i tij do të zgjasë tre vjet. Me këtë marrëveshje Siria do të ishte qendra shpërndarëse e gazit, vend me rëndësi kyçe për sigurinë energjetike të Bashkimit Evropian, njëherit do të ndërlidhte edhe hapësirën gjeopolitike strategjike  që do të shtrihej prej Iranit, Irakut, Sirisë dhe Libanit.

Megjithatë, sikurse menjëherë e ka vënë re, analisti i njohur Pepe Escobari, gazsjellësi irano-irakiano- sirian, në rast se do të ndërtohej, nëpërmjet lidhjes ekonomike të çeliktë njëherit do të forconte edhe  boshtin shiit të ashtuquajtur “boshti i rezistencës” kundër ekspansionit izraelit. Jo gjatë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Iranit dhe Irakut me 16 gusht 2011, ministria e naftës e Sirisë ka publikuar se është gjetur burimi i gazit në hapësirën e Qarasë, në Sirinë e brendshme jo larg Homsit.

Gazpromi krahas qëndrimit të Bashar al Asadit në pushtet do të ishte investitor dhe qiramarrës i rëndësishëm i pellgjeve të reja të gazit të zbuluara në Siri. Krahas kësaj Irani planifikonte të zgjerojë gazsjellësin nga Damasku gjer të limani mesdhetar në Liban, prej të cilit më tutje nëpërmjet detit Mesdhe do të transportohej në tregun e Bashkimit Evropian, prej të cilëve do të kishte dobi edhe Hezbollahu i Libanit,krahu politik i të cilit merr pjesë në strukturat e pushtetit në Liban. Natyrisht me resurset e veta, por edhe për shkak të kërkesës së madhe të Bashkimit Evropian, sipas marrëveshjes së vlefshme me Irakun, Siria do të blinte edhe gazin iranian nga pellgu i tij në Gjirin Persik.

Katari, eksportuesi më i madh i gazit të lëngshëm, kryesisht në Azi, dëshiron njësoj tregun e Bashkimit Evropian në të cilin llogarisin edhe Irani dhe Siria. Doha për këtë shkak planifikonte të ndërtoj gazsjellësin gjer në detin Mesdhe, nëpërmjet Arabisë Saudite, Jordanisë, Sirisë dhe Turqisë, dhe për këtë shkak ka dashtë së pari të rrëzojë Asadin, i cili ka refuzuar një kërkesë të tillë të Katarit.

Në vitin 2009, Katari ka propozuar Asadit ndërtimin e gazsjellësit nga Katari, nëpërmjet Arabisë Saudite, Jordanisë, Sirisë, Turqisë drejt Bashkimit Evropian. Por këtë kërkesë të Katarit Asadi e ka refuzuar duke vënë në plan të parë marrëdhëniet miqësore që kishte me Sirinë dhe Rusinë. Refuzimi i tij, në kombinim me projektin e”Lindjes së re të Afërm” dhe planeve të Iranit, Irakut dhe Sirisë për ndërtimin e gazsjellësit të tyre, ishte më tepër arsye e mjaftueshme për nisjen e një agresioni më brutal në historinë e re të botës.

Sulmi në Siri ka filluar me financimin e terroristëve të Al Kaidës, grupeve islamike dhe fanatikëve islamik për të vrarë “pabesimtarët” shiit dhe alevit. Washingtoni dhe Izraeli ishin të kënaqur me zhvillimin e ngjarjeve, dhe parashikonin shkatërrimin e ushtrisë siriane dhe rrëzimin e Asadit në afat prej disa javësh apo më së shumti disa muajsh. Kjo ishte e rëndësishme pasi që konsiderohet se kush e kontrollon Sirinë e kontrollon edhe Lindjen e Afërt, gjë që në kuptim të caktuar është i saktë, pasi që me vendosjen e kontrollit mbi Sirinë, do të bllokohej Rusia e cila më tutje do të mund të destabilizohej nëpërmjet Kaukazit dhe Azisë së mesme, ndërsa Kinës do të pamundësohej ndërtimi i “Rrugës së re të mëndafshit”.

Por, atëherë ndodhi një gjë e paparashikueshme për strategët perëndimor për kontroll botëror dhe për sheikët arab të verbëruar nga pasuria, pasi që pasoi hyrja e Rusisë në konfliktin sirian në anën e Asadit, ndërsa Teherani njëkohësisht solli vendimin që Irani do të mbrojë Sirinë me të gjitha mjetet, pa marr parasysh në humbjet e veta, pasi që po të binte Siria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli, monarkitë arabe të Gjirit Persik, dhe kasapët vehabit do të shpërthenin në kufijtë e Republikës Islamike të Iranit dhe do të duhej të luftonin kundër tyre në territorin e vet.

Nga shtatori i vitit 2015 gjer në ditët e sotshme ekuilibri i forcave u kthye në dobi të Damaskut. E ashtuquajtura”opozita siriane” është miti i demantuar. ISIS-i dhe grupet terroriste janë para disfatës së plotë ushtarake dhe karta e fundit me të cilin luhet ndeshja, janë kurdët e Irakut dhe Sirisë, të cilët sipas strategëve të gjakderdhjes siriane, janë të vetmit të cilët janë në gjendje të ndajnë Lindjen e Afërt dhe të sigurojnë korridorin për gazsjellësin e Katarit drejt Bashkimit Evropian, edhe pse sot jo nëpërmjet Arabisë Saudite, e cila dëshiron të shkatërrojë Dohën, por nëpërmjet Irakut, Sirisë veriore dhe Turqisë. Ky plan më shumë i përngjan në veprimet e të dëshpëruarit, pasi që Bagdadi është i vendosur të parandalojë ndarjen e Kurdistanit irakian, në rast se ka nevojë edhe me rrugë ushtarake, ndërsa kurdëve sirian iu ofrohet autonomia në rajone në të cilët përbëjnë shumicën, që do të thotë se duhet të tërhiqen nga pjesët e okupuara të Sirisë veriore në të cilën janë pakicë.

Profesori i shquar Michel Chossudovsky cek se për shkak të ndihmës ruse de iraniane qeverisë siriane të Bashar al Asadit  aleancat gjeopolitike kanë pësuar ndryshime të mëdha e cila qon drejt minimit të hegjemonisë amerikane në Lindjen e Mesme, Azinë e mesme dhe jugore. Aleatët e përafërt amerikan tani po “ndryshojnë anët e tyre”. NATO-ja dhe Këshilli për bashkëpunimi i Gjirit Persik në krye me Arabinë Saudite  gjenden në një krizë të thellë gjeopolitike dhe gjeostrategjike pas ndryshimeve të mëdha që janë duke ndodhur në Lindjen e Afërt për shkak të disfatës së planeve të tyre në Siri.



Burimi : Logično