Kosovarit të vrarë nga ISIS-i i hapet e pamja në Kosovë

Publikuar në Tet. 5, 2017, 1:23 a.m.

Valon Çukofci (28) nga fshati Cërnillë i Ferizajt i ishte bashkuar ISIS-it tre vjet më parë ndërsa gjeti vdekjen të enjten e javës së kaluar.

Familjarët e tij nuk kanë thënë se lajmin për vdekjen e Valonit iu erdhi të premten dhe për të tashmë e kanë hapur edhe të pamën në shtëpinë e tyre.

Sipas Bedri Elezit, drejtor i  Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, besohet se Çukofci në Siri edhe është martuar e ka fëmijë.

Ndërsa para disa muajsh ai kishte kërkuar të kthehej në Kosovë me arsyetimin se po vuan nga shëndeti i ligë, por një gjë e tillë i është mohuar nga ISIS.

Edhe në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë kanë pranuar informacion se Çukofci është vrarë në Siri. Thonë se ai atje kishte shkuar në vitin 2014