Sela: Kryetarëve musliman ju mungon kultura

Publikuar në Tet. 5, 2017, 1:16 a.m.

Ziadin Sela ka fyer the ofenduar rëndë sentimentin fetar të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Duke folur në emisionin Zona e Lirë në TV Klan, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, tha se shqiptarët janë musliman pasi atyre u mungon kultura.

 Sela arsyetohej për përkatësinë fetare të shqiptarëve, duke e ndërlidhur këtë me mungesën e investimeve në sferën e kulturës. Sipas Selës, shqiptarët në Maqedoni janë myslimanë sepse u mungojnë objekte tjera kulturore, e jo sepse kanë zgjedhur vetë që të jenë të tillë. Ai tha se duke mos pasur salla sporti, teatro, etj, shqiptarëve u mbetet që të shkojnë në xhami.