Ekspertët rusë largojnë 1500 objekte shpërthyese në Deir Ezzor

Publikuar në Tet. 5, 2017, 1:10 a.m.

Ekspertët rusë të deminimit kanë shpërbërë më shumë se 1500 mina IED të mbetura nga terroristët e ISIS-it në Deir Ezzor, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Në një deklaratë të premten, Ministria tha se "Ekspertët nga Qendra Ndërkombëtare e Veprimit ndaj Minave janë duke u fokusuar kryesisht në heqjen e minave tokësore nga rrugët që çojnë në infrastrukturën sociale të qytetit, spitalet, ujësjellësit dhe pajisjet elektrike", përveç rrugëve dhe ndërtesave brenda qytetit të Deirit Ezzor, hyrjet dhe rrethinat e tij për ta bërë kalimin e sigurt për karavanet humanitare.

Ministria vuri në dukje se vlerësimi paraprak është se ekspertët rusë do të duhet të heqin minat  shpërthyese nga 1,500 hektarë.

"Një kontingjent i mbi 170 personave të Qendrës Ndërkombëtare të Veprimit ndaj Minave të Rusisë, 40 automjete me qëllim të posaçëm dhe inxhinierik, dhe 10 skuadra për pastrimin e minave janë vendosur në Siri", tha ministria.

Sipas deklaratës, gjatë ditëve të para të punës së tyre në Deir Ezzor, ekspertët rusë të çminimit shkatërruan më shumë se 1500 objekte eksplozive, duke përfshirë njëqind pajisje eksplozive të improvizuara, duke çminuar tetë  kilometra rrugë, tetë ndërtesa dhe  tre 3 hektarë tokë.



Burimi : SANA