Sulm terrorist në Las Vegas të SHBA-së

Publikuar në Tet. 3, 2017, 1:44 a.m.

Nga të shtënat në hotel-casino”Mandalay Bay” në të cilin mbahej festivali muzikor, më së paku 58 persona kanë humbur jetën, ndërsa 515 janë plagos, ka publikuar policia lokale e Las Vegasit. Është konfirmuar se vrasësi ka kryer vetëvrasje. Sulmuesi ka qenë 64 vjeçari Stephen Paddock.”Akoma nuk ka informata se sulmuesi të ketë qenë i lidhur me ndonjë organizatë terroriste, edhe pse ISIS-i cek gjoja se ai ka qenë “ushtari” i tyre. Policia amerikane ka identifikuar sulmuesit në Las Vegas i cili ka shtënë nga kati i 32 i një hoteli kundër njerëzve që ishin të grumbulluar në festivalin e muzikës countri i cili mbahej në Las Vegas. Ai ka shtënë disa minuta pas së cilës ka kryer vetëvrasjen. Ky ishte sulmi terrorist më vdekjeprurës në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më parë ishte masakra vdekjeprurëse e vitit të kaluar të kryer  në një klub nate në Orlando me ç’rast janë vrarë 49 persona. Në koncert ishin të pranishëm 22.000 vetë në momentin kur sulmuesi Paddock ka filluar të shtijë. Ka pasuar  panik dhe tmerr  me ç’rast njerëzit kanë filluar të ikin në të gjitha anët, gjatë së cilës rrëzoheshin nëpër tokë. Forcave të sigurisë iu nevojitën disa minuta gjersa e kanë identifikuar lokacionin prej të cilëve është hapur zjarri. Pjesëmarrësit të shokuar të koncertit si të humbur shëtitnin rrugëve të Las Vegasit. Policia e Las Vegasit ka lajmëruar se më së paku 406 të plagosur janë dërguar në spitalet e ndryshme. Akoma për momentin nuk ka informata për motivet që kanë parapri që sulmuesi të kryejë këtë sulm makabër. Sherifi i rajonit Clark Joseph Lombardo ceku se nuk beson se sulmuesi Paddock të ketë qenë i lidhur me ndonjë grup të armatosur. “Nuk kemi të dhëna se çfarë ishte sistemi i tij i besimit. Kemi gjetur disa lloje armës në dhomën e hotelit nga i cili ka gjuajtur sulmuesi”, ka shtuar Lombardo.

Presidenti amerikan Donald Trumpi në paraqitjen e tij televizive para kombit amerikan, të shtënat i ka shpall”akt i keqes së vërtetë”. Më tej shtoi se shteti po ndien”shok, pikëllim ”, dhe ka lavdëruar veprimin e policisë e cila ka pozicionuar sulmuesin dhe për disa minuta kanë depërtuar në dhomën e tij.”Shpejtësia me të cilin kanë vepruar ka parandaluar viktimat e mëtutjeshme. Të gjendet gjuajtësi pas të shtënave të para është diç  për të cilit duhet falënderuar policinë. Kjo tregon profesionalitetin e tyre”, ka përfunduar Donald Trumpi. 

Vëllau i sulmuesit Eric Paddock ka thënë se familja ishte e shokuar me ngjarjen.“Nuk kemi ide, jemi të tmerruar. Jemi të hutuar dhe të gjithë familjarëve të viktimave i shprehim ngushëllime”.