Nasrullah: Hebrenjtë ta ndajnë veten nga sionistët

  • Nasrullah: Hebrenjtë ta ndajnë veten nga sionistët
Publikuar në Tet. 2, 2017, 7:08 a.m.

Sekretari i përgjithshm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah ka dhënë një fjalim në jug të Bejrutit me rastin e cermonive të Ashures.

ML- Në fjalimin e tij, i cili është trasmetuar dretpërsëdrejti në kanalet televizive el-Menar, el-Meiadin dhe el-Alem, Sekretari i përgjithshm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah pjesën që ka folur në lidhje me zhvillimet më të fundit e ka filluar me ISIS-in dhe është shprehur kështu:

Pavarësisht se disae mund të mmos iu pëlqejë dhe pavarësisht se mund të paguajmë një çmim për këtë ne duhet të themi të vërtetën. ISIS-i është një ndër rreziqet më të mëdha qëështë shfaqur ndonjëherë në botën myslimane. Shihni shkatërrimin që solli ISIS-i në shtetet në rajon. Shihni dëmtimin që i ka sjellë imazhit të Islamit dhe imazhit të profetit. Shihni sa shumë i ka shërbyer planeve të Amerikës dhe të Izraelit.

Ne po luftojmë në çdo vend për të shkatërruar ISIS-in dhe për të zhdukur situatën tragjike dhe ligësinë që ka shkaktuar deri më tani. ISIS-i është një manifestim në praktikë i mendimit tekfirxhi dhe një gjë e ngjashme mund të lindë kudo dhe kurdo. Është e rëndësishme që fillimisht të shkohim se kush e krijoi atë dhe cilët e kanë ndihmuar dhe mbështetur financiarisht dhe me armë.

Janë vrarë me mijëra njerëz dhe është shkatërruar imazhi i Islamit. Për shkak të këtyre është krijuar një perceptim i gabuar në lidhje me Pejgamberin (a.s.). Është e rëndësishme që të bëhen me dije ata që kanë qënë shkaktarë dhe njerëzit duhet ta shohin këtë të vërtetë.

Duhet të zbulhen ata që e kanë krijuar dhe mbështetur ISIS-in dhe duhet të ndëshkohen. Bota islame duhet të përcaktojë qëndrimin e saj në lidhje me tekfirxhilikun dhe me vehabizmin. Dijetarët, iluministët, mendimtarët myslimanë e kështu me rradhë nëpër konferenca dhe seminare duhet të flasin për faktorët që kanë sjellë këtë situatë si dhe duhet të përkufizojnë tekfirizmin.

Hebrenjtë ta ndajnë veten nga sionistët

Përsa i përket kërcënimmeve më të fundit që Izraeli ka bërë kundër Libanit dhe Sirisë, Sekretari i përgjithshm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah ka theksuar se hebrenjtë nuk duhet ta lënë fatin e të ardhmes së tyre në duar e regjimit sionist dhe është shprehur se:

Izraeli nuk e përmban veten kur bën kërcënime ndaj Libanit. Menjëherë para dhe pas stërvitjeve të brigadës veriore, me pretekstin se po parandalonte dërgimin e armëve drejt rezistencës së Libanit, në një moment të papritur ndërkohë që vazhdonin sulmet kundër Sirisë, ato kaluan brenda kufirit të Libanit dhe kjo luftë tashmë ka marrë formën dhe drejtimin e një lufte tjetër.

U drejtohem kështu sionistëve: ne si Rezistencë e kemi thënë që në fillim. Lufta jonëështë me pushtuesit sionistë; jo me hebrenjtë të cilët janë ndjekës të një feje hyjnore. Lëvizja sioniste e ka përdorur hebraizmin në planin e saj për të pushtuar zonat e banuara të Palestinës.

Hebrenjtë janë justifikimi  luftrave të Amerikës kundër popujve arab në rajon. Në momentin që popujt tanë ngrihen ppër të mbrojtur territoret e tyre, ata nxjerrin gënjeshtra se këto popuj janë kundër hebrenjve. Unë i drejtohem dijetarëve hebrenjë. Ata që ju sollën juve këtu, janë po ata që po mundohen t’ju shkatërrojnë.

Qeveria e Netanyahu-së po ju dërgon juve drejt shkatërrimit. Ai po e çon rajonin drejt luftës. Kjo luftë nuk është në të mirën tuaj dhe për këtë arsye do të paguani çmime shumë të rënda.

Netanyahu po e çon rajonin, Libanin dhe Sirinë drejt në lufte të premtuar, drejt një lufte parandaluese; megjithatë as ai dhe as qeveria e tij nuk janë në gjendje që të vlerësojnë një luftë të këtillë në të ardhmen si dhe përfundimet që mund të sjellë kjo luftë. Ata nuk e dinë sesi do të përfundojë kjo luftë, nëse do të jenë ata që do ta fillojnë. Nëse ata ndërmarrin një hap të këtillë aspak të zgjuar, do të thotë se ata nuk arrijnë t’i shohin siç duhet të vërtetat rreth një lufte të këtillë të mundshme.

I ftoj hebrenjtë që nuk janë sionistë që të largohen nga Palestina

 

I ftoj të gjithë hebrenjtë që nuk janë sionistë që të largohen nga frontet e sionistëve të cilët janë drejjtuar pa asnjë dyshim drejt një fundi tragjik për ata, i ftoj ata që të largohen nga Palestina dhe të kthehen andej nga kanë ardhur.

Nëse Netanyahu fillon një luftë të re në rajon, atëherë ata nuk do të kenë më mundësi që të largohen nga Palestina. Qeveria armike duhet të jetë e vetëdijshme se kohët kanë ndryshuar dhe me këdo që keni mbërë marrëveshje (bëhet fjalë për vendet arabe), përllogaritjet që keni bërë do të mbeten vetëm si një faj për ju.

I drejtohem izraelitëve. Ju jeni të vetëdijshëm se thëniet e udhëheqësve tuaj se do të mund ta fitojnë këtë luftë menjëherë nuk janë gjë tjetër veçse gënjeshtra dhe sajesa. Për këtë arsye, mos u jepni leje udhëheqësve tuaj budallenj që t’ju shtyjnë drejt aventurave të këtilla; sepse këto aventura do të jenë fundi i gjithçkaje. Në momentin që do të fillohet një luftë kundër Libanit, asnjë vend brenda territoreve që keni pushtuar të Palestinës nuk do të jetë më i sigurt për ju.

Nëse i besohet Amerikës, shtetet e rajonit do të ndahen

Në fjalimin e tij Sekretari i përgjithshm i Hizbullahut, Nasrallah ka folur në lidhje me luftën kundër ISIS-it dhe shpërbërjes së Irakut dhe është shprehur kështu:

Nëse irakienët, sirianët dhe iranianët do të kishin pritur deri sa të merrte formë koalicioni ndërkombëtar nën udhëheqjen e Amerikës, ISIS-i do të qëndronte akoma në pozicionin që kishhte. Sllogani i ISIS-it ishte pak a shumë “Do të qëndrojmë dhe do të zgjerohemi”. Tashmë ne ndodhemi të pozcionuar kundër planit për shpërbërjen e rajonit. Duhet të luftojmë kundër këtij plani. Nëse i besojmë amerikanëve, atëherë rajoni do të shpërbëhet.

Aktualisht, Iraku dhe popujt e këtij rajoni duhet ta ndajnë mirë se kë kanë mik dhe kë kanë armik. Nuk duhet të besojmë tek Amerika, duhet të besojmë tek vetja jonë. Merrni ndihmë nga miqtë e vërtetë. Amerika është përgjegjësja e vërtetë e të gjithë ngjarjeve negative dhe problemeve të këtij rajoni.

Qeveria e re e Amerikës po përgatitet për luftë duke filluar kundër Koresë, deri tek Venezuela dhe Kuba. Ne tashmë jemi ballë përballë me një shtet i cili është shkaktar i problemantikave në këtë rajon, nuk mund t’i besojmë këtij shteti; sepse është e lehtë për amerikanët që sa hap e mbyll sytë të heqin dorë nga çfarëdolloj marrëveshjeje

Fitorja e madhe do të jetë e popullit jemenas

 

Në pjesën e fjalimit në lidhje me Jemenin, Bahrejnin dhe shtetet e tjera të rajonit, Sekretari i përgjithshm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallahështë shprehur në këtë mënyrë:

Duhet të ndalohet lufta barbarë që liderët sauditë kanë filluar me qëllim që të arrijnë qëllimet e tyre. Edhe njëherë tjetër, ne e dënojmë këtë luftë të sauditëve dhe amerikanëve.

A nuk ka ardhur koha që ta shohim se kjo luftë që po bëjnë udhëheqësit sauditë nuk ka asnjë të mirë? Populli jemenas, që me protestat e tij ka mbushur gjithë sheshet ka mbushur edhe gjithë fushëbetejat për të treguar rezistencën e tij. Për shkak të këtij ndërgjegjësimi dhe trimëria, në fund fare fitorja do të jetë e këtij populli. Nga pikëpamja e tyre, nuk ka rëndësi sesa shtrenjtë do të paguajnë për këtë luftë, gjithnjë do të jetë më i ulët se çmimi nëse do të dorëzoheshin.

E njëjta gjë vlen edhe për popullin e mijerë të Bahrejnit. Po iu preket nderi, po u burgosen fëmijët, ndërsa dijetarët po edukohen në një mënyrë të këtillë që regjimi i Bahrenjit herët ose vonë të pranojë të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin.

Duke marrë parasysh edhe ngjarjet e fundit të zymta, ne bashkohemi edhe me myslimanët e Myanmarit. Mos marrja e asnjë përgjegjësie të Organizatës së Bashkëpunimit Islam pavarësisht masakrave që po kryhen në Myanmar flet për dështimin e tyre. Shtetet islamike kanë disa përgjegjësi që duhet t’i marrin përsipër ende pa u bërë vonë. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se shkaktare e këtij problemi është qeveria raciste dhe fashiste e Myanmarit.



Burimi : Yakın Doğu Haber